“Top 5 kontratat” që i fitoi kompania e afaristit të arrestuar në Gjilan

Aktuale

“Top 5 kontratat” që i fitoi kompania e afaristit të arrestuar në Gjilan

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 16:45
Globi – M.I.” Sh.P.K.

Ismet Haziri, pronari i firmës ndërtimore “Globi – M.I.” Sh.P.K., është ndaluar nga Prokuroria e Shtetit nën dyshimin për falsifikim të dokumenteve në tre tenderë të vlefshëm dy milionë euro.

“Globi – M.I.” Sh.P.K., është një kompani private e cila operon në fushën e ndërtimtarisë. Në bazë të të dhënave publike, firma është nën pronësi të plotë të Ismet Hazirit.

Si aktivitet primar, në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve, “Globi – M.I.” Sh.P.K. figuron ta ketë prodhimin e produkteve prej betonit “për qëllime ndërtimi”.

Ismet Haziri, është ish-kryetar i Klubit të Boksit “Drita”. Në vitin 2017, Haziri ishte nderuar me çmimin “Nderi i Qytetit të Gjilanit” nga Komuna e Gjilanit për të mbështetjen që i ka dhënë sportit në qytet.

Sipas platformës “Prokurimi i hapur”, e cila monitoron kontratat e prokurimit publik, firma “Globi – M.I.” është fituese e disa sërë kontratash publike nga Komuna e Gjilanit, përfshirë atë për rregullimin e platos mbi Lumin Mirusha, që ndodhet në qendër të qytetit.

Ndaj Ismet Hazirit, organi i akuzës ka caktuar masë ndalimi prej 48 orësh.

Haziri, dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurorim publik”.

“Ekziston dyshimi që, i dyshuari I.H., si pronar i kompanisë ‘Globi M.I.’ në Gjilan, përmes prezantimit të dokumenteve të falsifikuara ka arritur që t’i fitonte tre tenderë në regjionin e Gjilanit, në vlerë rreth 1 milion e 900 mijë euro”, njoftoi sot Prokuroria.

Image
“Top 5 kontratat”
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat