SHBA vendosi sanksione ndaj kriminelëve në veri, vjen reagimi i Blinken

Aktuale

SHBA vendosi sanksione ndaj kriminelëve në veri, vjen reagimi i Blinken

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 19:50
Antony Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka reaguar pas vendosjes së sanksioneve ndaj krerëve të krimit të organizuar në veri, Zvonko Veselinoviq e Milan Radojiçiq, si dhe anëtarëve të bandës së tyre.

Blinken ka thënë se Shtetet e Bashkuara po vendosin sanksione ndaj 16 individëve dhe 24 subjekteve të lidhura me aktivitetet e krimit të organizuar transnacional në Evropë dhe Hemisferën Perëndimore.

“Është një prioritet i sigurisë kombëtare për të luftuar korrupsionin, i cili lehtëson krimin e organizuar transnacional”, shkruan Blinken në Twitter.

Zyra e Departamentit Amerikan të Thesarit për Kontrollin e Pasurive të Huaja ka targetuar sot rrjetet e korrupsionit disa shtete të Evropës, në mesin e tyre edhe Zvonko Veselinoviqin dhe grupin e tij të krimit të organizuar si përgjegjës për trafikimin e mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve mes Kosovës dhe Serbisë.

Lista e grupit të organizuar kriminal të Zvonko Veselinoviqit përfshinë edhe Rosiq, Andrija Zhelko Bojiq, Srgjan Milivoje Vuloviq, Milan Mihajloviq, Milan Radisavljeviq, Radovan Radiq, Sinisa Nedeljkoviq, Radule Steviq..

Këtu mund ta gjeni listën e plotë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat