Kush janë Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radoiçiq që SHBA i vendosi në listën e zezë

Aktuale

Kush janë Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radoiçiq që SHBA i vendosi në listën e zezë

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 21:16
Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radoiçiq

Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radoiçiq janë dy personat që janë në listën e sanksioneve të vendosura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës të mërkurën.

Ata dy janë bashkëpunëtorë të ngushtë të Partisë Progresive Serbe e cila është në pushtet, por që ata kanë qenë të lidhur me krime të rënda disa herë, por që nuk janë dënuar asnjëherë, teksa presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është përpjekur fuqishëm të mohojë lidhjet me ta.

Veselinoviq është arrestuar disa herë për vepra të ndryshme, ku për herë të parë në vitin 2003, në rrugën Rashkë – Kralevë, u ndalua me tre persona tjerë, teksa në veturë ishin gjetur 3 kilogramë e 190 gramë heroinë, dhe se vlera e drogës ka arritur në 150 mijë euro.

Në gushtin e vitit 2004, Veselinoviq ishte ndaluar me akuzën për pjesëmarrje në vrajsen e Slavisha Maksimoviqit gjersa para fundit të vitit 2005, u arrestua në qendër të Mitrovicës Veriore për vjedhje të dyshuar të veturës.

Kurse, gjatë verës dhe vjeshtës së vitit 2011, serbët nga veriu i Kosovës kanë ngritur barrikadat në vendkalimet administratike në Jarinje dhe Bërnjak që të pengojnë EULEX-in, që të transportojë doganierët shqiptarë në ato vendkalime.

Gjatë këtij incidenti ka pasur edhe disa përplasje me Policinë, kurse gjatë incidentit ka mbetur i vrarë edhe pjesëtari i Njësisë Speciale të Kosovës, Enver Zymberi.

Ndërkaq, komandanti i atëhershëm i KFOR-it, Erhard Drews, kishte identifikuar Zvonko Veselinoviqin dhe vëllaun e tij, Zharkon, si organizatorë të incidenteve me barrikadat.

Në dhjetorin e vitit 2011, Veselinoviqi ishte ndaluar së bashku me vëllainë e tij në Kopaonik, gjersa ndaj Milan Radoiçiqit dhe Dragan Çurçiqit u ngritën aktakuza me pretendimin se kanë përvetësuar në mënyrë të paligjshme 32 kamionë në pronësi të kompanisë së lizingut “Hypo Alpe – Adria Leasing”.

Gjykata e Apelit i kishte shpallur të pafajshëm Veselinoviqin dhe Radoiçiqin, kurse Çurçiq u dënua me tri vjet burgim.

Radoiçiq dhe Veselinoviq janë edhe pronarë të kompanisë “Inkop” si dhe “Granit Pesçar”, që shpesh janë të angazhuar në ndërtimin e rrugëve në Serbi.

Sipas raportimeve nga BIRN, Inkop, si nënkontraktor i “Energoprojekt niskogradnja”, ka marrë punën në ndërtimin e “Korridorit 11”.

Në ndërtimin e këtij korridori është angazhuar edhe kompania “Granit Pesçar” nga e cila është blerë materiale ndërtimor për asfaltimin e disa rrugëve në qendër të Beogradit.

Afërsia e Andrej Vuçiqit, vëllaut të presidentit serb, dhe Zvonko Veselinoviqit, është spekuluar prej vitesh dhe këto janë vërtetuar nga disa foto të tyre të përbashkëta.

Ata ishin fotografuar në restorantin “Salash 137” në Kopaonik në vitin 2015 teksa po bisedonin, po qeshnin dhe darkonin.

Po ashtu, ishte publikuar edhe një selfie që Veselinoviq e kishte bërë me Andrej Vuçiqin gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2014 në agjencinë e reklamave “Invictus Media”.

Veselinoviq u identifikua nga policia dhe shërbimi i sigurisë BIA si kreu i një grupi të përfshirë në kontrabandën e drogës, armëve dhe naftës, gjelbërimin dhe pastrimin e parave.

Duke komentuar fotot e publikuara, Aleksandar Vuçiq tha se Veselinoviqin asgjë të keqe nuk i ka bërë vëllait të tij, por nuk tregoi se pse po takoheshin.

“Vëllai im mund ta ketë takuar dy ose tre herë. Nuk e ka parë që nga viti 2015. Dhe cili është problemi tani?”, ka pyetur Vuçiq dhe ka shtuar se ka edhe foto me Veselinoviqin.

Radoiçiq dyshonte se ai ishte në krye të grupit kriminal që organizoi dhe kreu vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe hetimi përfshinte kumbarin e tij, Veselinoviq.

Urdhri për arrestimin e Radoiçiqit në Kosovë është lëshuar në fund të vitit 2018 pas një tentative të pasuksesshme të policisë për ta arrestuar.

Mirëpo, Gjykata Themelore në Prishtinë e tërhoqi urdhrin. Është interesante se Radoiçiq u bë nënkryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, disa muaj pas vrasjes së Ivanoviqit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat