Edhe Gjermania mund ta caktojë një emisar për dialogun Kosovë-Serbi

Aktuale

Edhe Gjermania mund ta caktojë një emisar për dialogun Kosovë-Serbi

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 23:18
Olaf Scholz, kancelar i ri i Gjermanisë

Me 395 vota për, nga 369 sa është e nevojshme, Parlamenti i Gjermanisë zgjodhi kancelarin e ri, që është socialdemokrati Olaf Scholz.

Scholz do ta udhëheqë shtetin më të fuqishëm në Evropë në koalicion qeverisës me partitë FDP (Demokratët e Lirë) dhe të gjelbrit.

Në marrëveshjen e koalicionit, ata u zotuan për reforma të thella për Gjermaninë e ta mbajnë Evropën të bashkuar.

Në dokument përmendet edhe Republika e Kosovës, për të cilën kërkohet liberalizimi i vizave e përkrahja për antarësimin e saj në BE, bashkë me pesë shtetet tjera të Ballkanit Perëndimor.

Ndërkohë, në Berlin, në rrethe diplomatike, po përmendet mundësia që Gjermania të emërojë një të dërguar të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi.

Këtë e përmendi edhe ambasadori i ri i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti.

“Kemi nevojë për një angazhim më të fortë të Gjermanisë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve Serbi-Kosovë. Pra, kemi nevojë që fuqia politike e Gjermanisë të përkthehet edhe më shumë në praktikë e të luajë rol prijës në kuadër të BE-së, pse jo ndoshta të kemi edhe një të dërguar gjerman”, tha Ajeti për Deutsche Welle në gjuhën shqipe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat