Latifi diskuton me Komitetin e Kujdesit Shëndetësor të Odës Amerikane për zhvillimin e sektorit të shëndetësisë

Aktuale

Latifi diskuton me Komitetin e Kujdesit Shëndetësor të Odës Amerikane për zhvillimin e sektorit të shëndetësisë

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 15:33
Pamje nga takimi

 Ministri i sapoemëruar i Shëndetësisë, Rifat Latifi, vizitoi Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë për të bashkëbiseduar me anëtarët e Komitetit të Kujdesit Shëndetësor të kësaj organizate, për sfidat dhe mundësitë e sektorit të shëndetësisë.

Në takim me kompanitë e sektorit spitalor dhe farmaceutik, Ministri Latifi dha zotimin e tij për partneritet me hisedarët e sektorit privat për të marrë këshillat dhe rekomandimet e tyre për zhvillim të sektorit të shëndetësisë në vend.

Duke u shprehur i vetëdijshëm për vështirësitë të cilat e karakterizojnë këtë sektor, ai u shpreh optimist se megjithatë vështirësitë mund të tejkalohen gradualisht. Ai tha se ka nisur me analizimin e mënyrës së funksionimit të të gjitha hallkave të sistemit të kujdesit shëndetësor, me fokus në identifikimin e të metave të cilat parandalojnë funksionimin e mirëfilltë të sistemit.

Në anën tjetër, përfaqësuesit e kompanive spitalore dhe farmaceutike prezantuan para ministrit çështjet me të cilat ata ballafaqohen duke ofruar disa rekomandime të përgjithshme se si mund të tejkalohen të njëjtat, duke përfshirë edhe avancimin e legjislacionit, si dhe digjitalizimit në hap me zhvillimet teknologjike globale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat