SHBA goditi krimin e organizuar në veri, Hisen Berisha ka një thirrje për Albin Kurtin!

Aktuale

SHBA goditi krimin e organizuar në veri, Hisen Berisha ka një thirrje për Albin Kurtin!

Nga: N. Sh. Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 16:30
Hisen Berisha

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i dhanë një goditje të fortë grupeve kriminale serbe që jaën duke vepruar në veriun e Kosovës.

Këto grupe kriminale të udhëhequra nga Milan Radojçiq e Zvonko Veselinoviç, bashkëpunëtorë të presidentit serb Aleksandër Vuçiq, kanë vepruar në mënyrë ilegale në veri, ku janë merr me vrasje, kontrabandë e gjëra të tjera që janë në kundërshtim me ligjin.

Pas këtyre sanksioneve që SHBA iu bëri grupeve kriminale në veri, ka reaguar edhe komandanti i Koshares, deputeti i Kosovës, Hisen Berisha.

Ai thotë se, Kosova sa herë që ka bashkërenduar me aleatët gjithmonë ka fituar.

Berisha ka ftuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti që në raport me SHBA-në e BE-në të mos përdorë arrogancë dhe mbajtje të leksioneve fiozofike.

Sipas tij, në raport me aleatët tanë, Kosova ka nevojë për kreativitet, guzim politike dhe jo kokëfortësi.

Postimi i plotë:

Ne si Kosovë, sa herë që jemi bashkërenduar me aleatët, gjithmonë kemi fituar!

Goditja që SHBA dhe BE, si dy aleatët kryesor që ka Kosova, i dhanë krimit të organizuar në veriun e Kosovës është tregues që Kosova vazhdon dhe do të vazhdojë të ketë nevojë për aleatët tanë.

E ftoj Kryeministrin Kurti që, në raport me SHBA dhe BE, të heqë dorë nga gjuha e arrogancës dhe mbajtjes së leksioneve filozofike.

Në raport me aleatët tanë, Kosova sot ka nevojë për kreativet dhe guxim politik dhe jo për kokëfortësi dhe arrogancë politike.

Historia dëshmon që sa herë që jemi bashkërenduar me aleatët, Kosova gjithmonë ka fituar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat