Vrasja e Gllogjanit, detajet e pazbuluara nga Prokuroria – kush është ekzekutori?!

Aktuale

Vrasja e Gllogjanit, detajet e pazbuluara nga Prokuroria – kush është ekzekutori?!

Nga: Idriz Morina Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 17:54
Prokurori i rastit Gllogjani

Prokurori i rastit :Gllogjani" Agim Kurmehaj në deklaratën e mbrëmshme ka thënë dy detaje, që mediat nuk i përcollën, apo më saktë nuk i zbërthyen.

Sipas Kurmehajt, janë arrestuar tre të dyshuar për vrasjen e dy nxënësve Ledion Hamzaj dhe Gentiana Mustafaj, dhe shoferit Gani Gjokaj, por pasojnë dy mesazhe: do të vazhdojmë me intensitet të shtuar dhe deri në fund.

Nëse prokuroria i ka arrestuar tre të dyshuarit, dhe atë nga një familje e vetme, atëherë kë po e kërkon?

Të arrestuarit janë babai Halil Mehmtaj dhe dy djemtë e tij, Kreshniku dhe Malsori nga Gllogjani.

Dhe pse me intenistet të shtuar. Nëse prokurori ka qenë i saktë në përdorimin e këtyre mesazheve, atëherë, ai po jep indikacion, se pavarësisht të arrestuarve, dikush apo disa njerëz më me rëndësi nuk janë arrestuar.

“Nuk mund të japim informata të tjera që do të mund ta dëmtonin procesin e hetimeve. Ne si Prokurori zotohemi se edhe pas arrestimit të tyre, do të vazhdojmë me intensitet të shtuar për ta ndriçuar këtë rast deri në fund. Për shkak të ndjeshmërisë së çështjes, nuk mund të marrim pyetje”, potencoi Kurmehaj.

Kërkimi më intensiv indikon se përpjekjet e deritashme, pavarësisht arrestimit të tre vetave, nuk ishin të mjaftueshme për ta zbuluar rastin, në mënyrën e duhur dhe të kërkuar, për t’i hap rrugë edhe një procesi gjyqësor.

Prokuroria nuk tha se e ka identifikuar dorasin, personin e maskuar, figurën kyçe të aksionit kriminal.

Prokuroria nuk tha, por nëse tre të parët u arrestuan me prova të mjaftueshme, se cili nga të tre është autori?

Por, sikur ta ketë kapur autorin, ajo nuk do të paralajmëronte kërkime ‘më intensive’.

Sipas informacioneve të familjes rezulton se i dyshuar për vrasjen është Malsor Mehmetaj, e thënë sot në një reagim të familjes, që shpreh pakënaqësi për arrestimin, dhe ndihet e ofenduar, dhe madje se po i kurdiset t’i mvishet vrasja e trefishtë.

Nëse prokuroria si paska shterur hetimet, por ka shtuar intensitetin, atëherë ajo se beson variantin e deklaruar nga familja.

Vrasësi i vërtetë a mund të ndihmojë në zbulimin e krimeve të tjera

A mos ka rënë prokuroria në gjurmët e vrasësit të vërtetë dhe ai mund të rezultojë ‘një thesar’ me krime nga më të ndryshmet, vrasje të shumta të kryera në Kosovë?

Nëse do të ndodhte kjo, ky do të ishte lajmi më i mirë në tërë këtë tragjedi, në seri!

Po, pse prokurori beson se vrasja nuk është ndriçuar deri në fund! Nëse janë kapur vrasësit, atëherë ndriçimi nuk mungon, vetëm ndihmësit apo bashkëpunëtorët mund të mungojnë.

“Pas ndodhjes së rastit kemi filluar hetimet intensive me ndihmën e Prokurorisë së Shtetit. Pas punës intensive janë arrestuar tre persona me dyshimin se kishin kryer veprën penale të vrasjes së rëndë. Prokuroria i ka ndaluar për 48 orë”, ka thënë kryeprokori Agim Kurtmehaj.

Pra, nëse janë kapur të dyshuarit, dhe ka mjaft dyshime nga prokuroria se rasti nuk është ndriçuar në masën e duhur, na vjen në ndihmë për të rritur dyshimet deklarata e familjes, që e mohon kategorikisht rolin e saj në vrasjen e trefishtë.

Nga katër meshkujt e familjes, u arrestuan tre. Sipas vëllait të tretë të mbetur në liri, ata nuk kanë të bëjnë asgjë me vrasjen, madje ai sjellë, disa argumente, se ku ishin vëllezërit dhe babai, në kohën që ka ndodhur krimi. Me këto informacione, për disa që thotë të verifikueshme, i sigurojnë alibinë, dy të dyshuarve, babait dhe djalit të vogël Malsorit, si i dyshuari kryesor për aktin.

Frika

Familjarët në reagim e kanë dëshmuar se i dyshuar si ekzekutor është Malsori, vëllai i vogël i familjes, por që ai ka alibit të plotë sepse në vendin ku punonte ka kamera. Prandaj, sipas tyre familja Mehmetaj nuk ka të bëjë fare me vrasjet, por që ‘njerëz të flliqur, duan ta flliqin edhe atë’.

“Në emër të familjes teme, ju drejtohem të gjithëve se Babai im dhe dy vëllezërit e mi janë të pafajshëm. Familja jonë nuk ka asnjë lidhje me vrasjen në Gllogjan. Babai ka dhjetëra bashkëfshatar dëshmitar që kanë qenë me ta kur ka ndodhur tragjedia. Vëllau i vogël Malsori që thuhet se është i dyshuar, janë 100 dëshmi që e vërtetojnë prezencën e tij në vend punim në Gjakovë. Janë kamerat e vendpunimit që dëshmojnë pafajësin e tij. Vëllau i madh posedon dokumentacion-fakte reale që ka qenë i operuar ,,kemi qenë të dytë së bashku në shtëpi me nanen, pafajësia e tyre -e jona si familje do të vërtetohet”, ka shkruar ai.

Ky familjar, madje ndihet i rrezikuar nga njerëz, që sipas tij, janë të ndytë dhe po e sulmojnë familjen e tij për ta njollosur!

“Turp për të gjithë ata që ju gëzuan këtij arrestimi, të njerzve të pafajshëm. Baba s’je dorëzu n’luftë, mos u dorëzo n’paqe, krenar me djemt tu t’pastër si yje. Vëllezërit e mi të dashtun mos e ulni koken për asni sen. Se njerëzit e flliqtë, po dojnë me na flliq … por s’kan me ja dal. Jem Krenar me ju...”, ka shkruar i vëllai.

Në momente të rënda, të gjithë ndihen të cenuar!

Shpresojmë që prokuroria ta deklarojë dhe argumentojë, ekzekutorin dhe porositësit, për të qetësuar shpirtrat e të gjithëve!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat