Haradinaj në takim me Ballën, bisedojnë për hekurudhën Prishtinë – Durrës

Aktuale

Haradinaj në takim me Ballën, bisedojnë për hekurudhën Prishtinë – Durrës

Nga: A.SH Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 12:18
Foto nga takimi

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka pritur në takim kryetarin e grupi parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Haradinaj ka thënë se në këtë takim kanë diskutuar për hekurudhën Prishtinë – Durrës, dhe përveç kësaj kanë diskuar edhe për çështjet politike dhe të sigurisë në vend e rajon dhe u dakorduam për bashkëpunim të mëtutjeshëm mes dy grupeve tona parlamentare.

Postimi në Facebook:

Hekurudha Prishtinë - Durrës, shtetësia shqiptare për të gjithë shqiptarët dhe pakti mbrojtës mes dy vendeve, ishin temat e takimit të sotëm vëllezëror me delegacionin e deputetëve të PS-së kryesuar nga Taulant Balla.

Bashkëbiseduam edhe për çështjet politike dhe të sigurisë në vend e rajon dhe u dakorduam për bashkëpunim të mëtutjeshëm mes dy grupeve tona parlamentare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat