Mbahet takimi Kosovë-Serbi në Bruksel për tabelat e veturave, Lajçak jep detaje

Aktuale

Mbahet takimi Kosovë-Serbi në Bruksel për tabelat e veturave, Lajçak jep detaje

Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 17:04
Miroslav Lajçak, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka pritur grupet e ekspertëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel ku është diskutuar gjetja e zgjidhjes për targat e veturave.

Lajçak tha se dy delegacionet kanë pasur diskutim të thellë dhe u shpreh i bindur që ata do të gjejnë një zgjidhje të përhershme.

“Sot u mbajt në Bruksel takimi i tretë të Grupit Punues për targat e veturave.

Delegacionet e ekspertëve të Kosovës dhe Serbisë u angazhuan në një diskutim të thellë. Jam i bindur qe do ta gjejnë një zgjidhje të përhershme për të mirën e qytetarëve të tyre”, ka shkruar Lajçak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat