Kuvendi me ligj, të dënohen – kush i mohon masakrat ndaj shqiptarëve/ Lartësuesit e Millosheviçit

Aktuale

Kuvendi me ligj, të dënohen – kush i mohon masakrat ndaj shqiptarëve/ Lartësuesit e Millosheviçit

Nga: Idriz Morina Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 20:03
Foto ilustrim për krimet serbe ndaj shqiptarëve

Kosova duhet ta miratojë një ligj që dënon përdorimin e emrit të Millosheviçit në kontekst pozitiv në politikë, institucione etj, dhe që çdo objekt krimi që ndërlidhet me emrin e tij duhet rrënuar ose kthyer në Muze të krimeve!

Mund të mjaftojnë shtatë paragrafë dhe 5 nene thelbësore, që i japin fuqi veprimi gjykatave, në rastet që kanë të bëjnë me krimet shtetërore serbe.

Neni 1 - Shpallë dënimin dhe ndëshkueshmërinë për çdo lloj krimi shtetëror serb, gjatë okupimit 1989-1999.

Neni 2 - Shpall të pavlefshëm çdo shkelje ligjore që është bërë nga regjimi i Millosheviçit, me qëllim të dëmtimit të interesave të shqiptarëve.

Neni 3 - Çdo objekt që është ndërtuar me qëllim të dëmtimit të interesave të shqiptarëve, duhet të rrënohet ose kthehet në muze.

Neni 4 - Çdo kush që kërkon zbatimin e vendimeve të segregacionit millosheviçian do të ndiqet penalisht.

Neni 5 - Ligji ka efekte retroaktive. Pra, që çdo veprim që në këto (më shumë se 21) vjet në liri, që mund të jetë ndërmarrë në kundërshtim me këtë ligj, duhet të rishikohet dhe të anulohet.

Neni 6 – Dënon, përkatësisht krijon bazën për dënimin e çdo politikani që i mohon krimet serbe në Kosovë, masakrat dhe gjenocidin.

Po ashtu ky nen duhet të parashoh edhe shkallën e dënimit, varësisht prej shkallës së ‘fuqisë’ së mohimit të krimit dhe fuqisë propagandistike, ndikimit.

Një nismë të tillë mund ta merrë kushdo, Qeveria, partitë parlamentare, ta iniciojë Presidentja, apo edhe si iniciativë jashtë institucionale. Po ashtu ky propozim mund të ndahet në një projektligj për dënimin dhe shfuqizimin e akteve të të regjimit serb në kohën e Millosheviçit, dhe në një tjetër i ndarë veçmas nga çështjet tjera të shtruara më sipër, si ligj për dënimin e mohuesve të gjenocidit, dhe madhërimin e krimeve serbe, siç e cilëson Stejt Departamenti Amerikan, qëndrimin e Vulinit për Masakrën e Reçakut.

Derisa në Bosnje një ligj – urdhëresë, të tillë ia ka arritur ta miratojë Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian, pse shqiptarët nuk mund ta bëjnë këtë, duke qenë vetë viktima, për më shumë se dy shekuj nga regjimet në Serbi!

Përfaqësuesi i lartë i bashkësisë ndërkombëtare për Bosnjë dhe Hercegovinën, diplomati austriak Valentin Inzko, vendosi në fillim të vitit, që mohimi i gjenocidit së Srebrenicës të konsiderohet si vepër penale.

Sipas urdhrit të diplomatit austriak ligj i ri ka hyrë në fuqi më 31 korrik. Sipas ligjit kush mohon, relativizon, e përkrah miraton publikisht ose përpiqet të justifikojë gjenocidin ose krimet e luftës të kryera gjatë konfliktit në Bosnjë nga viti 1992 deri në 1995 dënohet me burgim deri në pesë vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat