Kriza energjetike/ Behgjet Pacolli tregon si e akuzuan se po dëmton resurset e Kosovës, kishte ofruar zgjidhjen...

Aktuale

Kriza energjetike/ Behgjet Pacolli tregon si e akuzuan se po dëmton resurset e Kosovës, kishte ofruar zgjidhjen...

Nga: N. Sh. Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 20:26
Behgjet Pacolli

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, pëërmes një postimi në facebook, ka shkruar për krizen energjetike në Kosovë.

Ai ka thënë se kur kishte propozuar që të ndërtohej një termocentral me gaz në Kosovë, ishte refuzuar me arsyen se po dëmton resurset e Kosovës.

Pacolli thotë se, sot po dëshmohet se është e nevojshme ekzistenca e një termocentrali të tillë në Kosovë.

Postimi i plotë:

Sa e nevojshme do të ishte tani ekzistenca e një termocentrali që do të prodhonte energji elektrike me bazë gazi si lëndë djegëse.

Unë e kam theksuar këtë dhe kam insistuar që kjo të ndodhë në Kosovë. Në vitin 2007/2009 kemi pasur investitorë potencialë për gazifikimin e linjitit tonë (prodhimi i gazit nga linjiti) dhe më tej ndërtimin e një termocentrali me gaz, prej 550 mgë.

Për këtë propozim në atë kohë më akuzuan hapur se dua të dëmtoj resurset e Kosovës dhe thanë se linjiti është lënda jonë e parë e përhershme. Askush nuk më besoi se linjiti i pa transformuar nuk mund të përdoret në të ardhmen.

Më vjen keq që në atë kohë askush nuk më erdhi në ndihmë për të mundësuar realizimin e këtij projekti, e tani duket se çmimi i energjisë po rritet në mënyrë të pakontrolluar.

Pra, po dëshmohët se për të krijuar diçka të vlefshme, ka nevojë për një vizion të qartë... çfarë në të ardhmen!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat