Hajgarja e radhës/Koci reagon ashpër ndaj BE-së: Na kanë rrejtë...

Aktuale

Hajgarja e radhës/Koci reagon ashpër ndaj BE-së: Na kanë rrejtë...

Nga: G.B Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 16:35
Arianit Koci

Avokati Arianit Koci ka reaguar pas lajmit se deputetët e Parlamentit Evropian kanë kërkuar liberalizim të vizave për Kosovën nga Këshilli i BE-së pasi sipas tyre izolimi shton aktivitetet kriminale.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se kjo është shakaja e radhës, derisa për vite të tëra është i njëjti tregim, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se Serbia me gjithë ato luftëra që ka bërë, ka më shumë se 12 vite që e ka fituar liberalizimin.

Koci ka shtuar se BE na ka gënjyer duke na thënë se me nënshkrimin e demarkacionit do të liberalizohen vizat.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Hajgarja e radhës! Qe sa vite, tregimi i njëjtë: një strukturë është për liberalizim, e tjetra nuk është.

Serbia, qe më shumë se 12 vite, e ka fituar liberalizimin e vizave, me të gjitha ato luftëra që i ka shkaktuar.

Kjo është qasja e BE-së në raport me Kosovën.

Përndryshe, na kanë rrejtë. Na kanë thënë që me nënshkrimin e demarkacionit, do të liberalizohen vizat.

Marrëveshja gjithëpërfshirëse me këtë mentalitet politik të politikanëve të BE-së, për momentin mund të realizohet vetëm në dëm të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat