Miratimi i raportit për vizat, analistja: Nuk është ngjarje që duhet festuar

Aktuale

Miratimi i raportit për vizat, analistja: Nuk është ngjarje që duhet festuar

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 23:55
Foto ilustrim

Jehona Lushaku-Sadriu, politologe, njohëse e Integrimeve Evropiane ka folur në lidhje me miratimin e raportit të Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Ajo tha se ky është vetëm një raport shtesë i PE-së.

“Nuk e besoj që duhet të gëzohemi, sepse është vetëm një raport shtesë i Parlamentit Evropian. Ai ka një qëndrim miqësor për liberalizimin e vizave, problemi është tek vendet anëtare të Bashkimit Evropian, ata duhet t’a aprovojnë raportin përfundimtar se janë plotësuar të gjitha kushtet për liberalizmin e vizave”, tha ajo.

Lushaku-Sadriu u shpreh se kjo nuk është një ngjarje për të cilën duhet festuar.

“Kjo është një thirrje më shumë, por në përgjithësi asnjë arritje. Nuk është ngjarje që duhet festuar. Ka pasur një momentum shumë të favorshëm para disa vitesh, në lidhje me liberalizimin e vizave, për shkak të disa ngjarjeve është ndaluar.Fajësimi duhet t’u bëhet partive politike që e kanë shkaktuar atë krizë atëherë”, u shpreh ajo.

Ajo tha se Qeveria e Kosovës duhet të lobojë tek vendet që nuk po e votojnë raportin për liberalizimin e vizave.

“Është e rëndësishme që Qeveria t’i mbajë dhe t’i plotësojë kushtet dhe të dëshmojë që ato kushte janë plotësuar. Gjithashtu duhet të bëhet lobim i madh tek vendet që nuk po e kanë vullnetin e mirë që ta vootojnë raportin përfundimtar për liberalizimin e vizave për Kosovën”, tha ajo.

Tutje, Lushaku-Sadriu u shtoi se duhet një punë shumë intensive për t’i bindur ato shtese, e kjo duhet bërë me statistika dhe të dhëna që i bindin ata që duhet të bëhet liberalizimi i vizave për Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat