Ramosaj për vdekjen e të riut në Deçan: I rëndë lajmi për ndarjen tragjike nga jeta

Aktuale

Ramosaj për vdekjen e të riut në Deçan: I rëndë lajmi për ndarjen tragjike nga jeta

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 14:29
Bashkim Ramosaj

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj e ka quajtur të rëndë e edhe pikëllues lajmin për vdekjen e të riut i cili është gjetur i djegur në një shtëpi të djegur në Lloqan të Deçanit.

“I rëndë dhe pikëllues lajmi për ndarjen tragjike nga jeta, e të riut Mentor (Canë) Himaj nga fshati Lloqan komuna e Deçanit. Ngushëllime familjes Himaj, miqve dhe të gjithë qytetarëve të Deçanit”, ka shkruar Ramosaj.

I ndjeri u gjetë i djegur brenda shtëpisë së tij në fshatin Lloqan të Komunës së Deçanit. Policia e Pejës ka treguar se në një shtëpi të djegur është gjetur trupi i djegur (i karbonizuar) i viktimës.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot me datë 17.12.2021, rreth orës 06:35, Policia është i formuar se në fshatin Lloqan-Deçan, një shtëpi është duke u djegur, me të marrë informatën Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vend ngjarje, dhe gjatë intervenimit nga zjarrfikësit është vërejtur se një person është brenda i djegur (karbonizuar), vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor”, tregoi Rugova.

Ai thotë se trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion dhe se rasti po cilësohet si hetim i vdekjes.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente dhe Prokurori i shtetit, me urdhër të Prokurorit trupi i pajetë dërgohet ne institutin e mjekësisë ligjore ne Prishtinë (IML) për obduksion dhe rasti cilësohet si ‘Hetim i vdekjes’”, tregon Rugova. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat