Borell dhe Lajçak, trysni për ndryshime kushtetuese/ Dikur për ta suprimuar autonominë, sot për ta suprimuar pavarësinë!

Aktuale

Borell dhe Lajçak, trysni për ndryshime kushtetuese/ Dikur për ta suprimuar autonominë, sot për ta suprimuar pavarësinë!

Nga: Idriz Morina Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 19:27
Borell përfaqësues i lartë i BE-së

Kosova paradoksalisht me kërkesat për demokratizim, dhe ndërtim të shtetit ligjor, po përballet me presione të ndryshme të fuqishme, për zbatim të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Në njërin rast Gjykata Kushtetuese ku ka shkelur rëndë, jo vetëm parimet e barazisë, por ka vendosur në dëm të fakteve shkencore, madje edhe të atyre pronësore e juridike, po kërkohet që ai vendim të zbatohet me përpikmëri.

Rasti i vendimit për manastirin e Deçanit.

Ndërsa, rasti i vendimit meritor të Gjykatës Kushtetuese për asociacionin me kompetenca ekzekutive kërkohet të mos zbatohet, qoftë edhe duke e bërë të mundshëm anashkalimin e vendimit, duke filluar ndryshimin e Kushtetutës.

Trashëgimia dhe manastiri i Deçanit

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese duke respektuar vullnetin e Kishës Ortodkse Serbe dhe politikat ekspansioniste të Serbisë, duke u mbështetur edhe në Pakon Ahtisari e ka motivuar vendimin e saj, që t’i rritet pronësia Manasatirit të Deçanit, duke e konsideruar si trashëgimi ortodokse serbe.

Gjykatës Kushtetuese nuk i kanë interesuar meritat e rastit, por vetëm procedurat.

Gjykata Kushtetuese nuk ka dashur ta dijë kush ishin themeluesit e manastirit, kush ishin mjeshtrit dhe kryemjeshtri, Vito (shih Vesel Lekaj, studim), për kë ndërtohej manastiri, pse edhe Skëndebeu i bëri dhuratë një shandan këtij manastiri, nëse nuk ishte shqiptar, si do ta bënte këtë Skënderbeu?

Shqiptari Fra Vito ishte kryemjeshtri që erdhi nga kisha e Shën Mërisë së Gurdiçit në Kotorr për të realizuar ndërtimet mjeshtrore. Fra Vito, sipas studiuesit Lekaj, mund ta ketë edhe varrin në këtë manastir, por krlerikët serbë nuk lejojnë gjurmime të tilla, sikurse edhe rreth trashëgimisë.

Image
Manastiri i Deçanit, 1900 brenda tij shihen vetëm shqiptarë me veshje kombëtare

Pse shqiptarët nuk mund të kujdesen për këtë trashëgimi, kur vetëm shqiptarët janë kujdesur për manastirin pa shkëputshëm me shekuj, madje edhe thuaja gjatë gjithë pushtimit të perandorisë Osmane? Shqiptarët nuk do ta kishin ruajtur me aq fanatizëm, po të mos ishte manastiri shqiptar. Kjo dëshmohet edhe me fotot nga fundi i shekullit të 19-të deri në vitin 1991, kur Vojvoda i fundit, hoqi dorë nga kjo detyrë, në mënyrë që të mos i kompromitohej familja sepse kisha serbe ishte bërë një me shtetin serb kundër shqiptarëve.

“Rojtarët tradicional për manastirin e Deçanit, ishin familja shqiptare e Demukëve, fisi i Gashit, të cilët manastirin e ruajtën deri në vitet e ’90-ta të shek. XX. Rasti i Deçanit është më i veçanti për kohëzgjatje të ruajtjes, sipas traditës”, shkruan studiuesi i historisë së artit dhe në këtë rast të manastirit të Deçanit, mr.Vesel Lekaj, sipas kërkimeve të të cilit, kjo ka ndodhur së paku për tre shekuj. Por, ngjashëm është ruajtur thuajse nga themelimi i tij në shekullin e 14-të.

Kjo është e konfirmuar dhe e pohuar edhe nga studiues serbë dhe të tjerë. Po ashtu edhe studiues të ndryshëm shqiptarë argumentojnë se manastiri u ruajt nga shqiptarët.

Gjykata Kushtetuese nuk ka thënë asgjë për trashëgiminë ortodokse të shqiptarëve në Kosovë?

Gjykata nuk e ka trajtuar aspak, se dhënia e aq shumë toke manastirit të Deçanit, të cilit nuk i hyn në punë fare, i diskriminon shqiptarët si racë autoktone në këtë vend, dhe e mbi vë- e bën superiore pakicën serbe, një trashëgimi të paargumentuar si serbe, duke u mbështetur apriori në faktin se shumica e shqiptarëve janë të besimit islam në Kosovë, dhe një pjesë e vogël katolik, dhe se ortodoksët shqiptarë nuk ekzistojnë.

Një e pavërtetë e madhe historike. Numri është shumë i vogël aktualisht, por shqiptarët ortodoks kanë qenë dominues në mesjetë, pastaj vinte komuniteti katolik.

Debati kushtetues

Kërkesa e Borellit dhe e përsëritur nga zëdhënësi i BE-së Stano për ndryshime kushtetuese për ta përshtatur me një asociacion me kompetenca ekzekutive për komunat me shumicë serbe, si dhe e nënkuptuar si kërkesë nga Lajçak, ngjet me presionin e dikurshëm serb për ndryshime kushtetuese për të favorizuar Serbinë dhe serbët.

Është interesant që Kosova e ka kaluar një fazë të tillë, madje tragjikisht.

Serbia duke besuar se mund ta manipulonte popullin shqiptar, e pat provuar nëpërmjet renegatëve të saj, që t’i bindte, institucionet e arsimit, studentët, punëtorët dhe këdo, që nëpërmjet një debati popullor, të miratoheshin disa ndryshime kushtetuese, që sipas Serbisë nuk e cenonin rendin kushtetues të përcktuar me autonominë e vitit 1974 të Kosovës. Në fakt ato nene ishin të mjafstueshme për t’ia hequr Kosovës autonominë vullnetarisht.

Edhe pse ende ishin shqiptarët nën regjimin e sistemit monopartiak, të shtyrë nga inteligjenca shqiptare dhe lëvizjet e vazhdueshme për Republikë, pretendimet serbe do të përmbyseshin.

Image
Pamje nga lart, aktuale, e manastirit të Deçanit

Ishin të paktë ata që u mashtruan të shkonin pas idesë serbe për ndryshime kushtetuese.

Kjo nxiti një errupcion masiv intelektual dhe popullor, që prodhoi LDK-në dhe lëvizjen për pavarësi.

Derisa përpjekjet për ndryshime kushtetuese dështuan, Millosheviçi me tankse e hoqi, autonominë. Filloi pushtimi i Kosovës, dëbime nga shkollat, Universiteti, spitalet, fabrikat, institucionet e sigurisë, të kulturës... filloi dhuna represive, protestat e përgjakura, deri tek vrasjet në masë, që shkaktuan luftën dhe dnërhyrjen e NATO-s!

Me çfarë mund të na kërcënojë sot Borelli dhe Lajçaku për të ndryshuar apo shkelur Kushtetutën!? A po dëshirojnë njerëz si këta të na riciklojnë historinë! Duke na paralajmëruar se pas refuzimit ‘kërcet konflikti’?!

A nuk është ky një personifikim i politikave të millosheviçit!?

Rreziku aktual

Ne shqiiptarët jemi një popull i vogël, një grup i rrezikuar për asimilim.

Neve Europa duhet të na i njohë dhe respektoj të drejtat për popullsitë autoktone.

Ne jemi populli më indigjen dhe me gjuhën më indigjene të Europës.

Por, në vend që Europa të kujdeset për konservimin e të drejtave tona, ajo po e bën të kundërtën, po mundohet ti konservojë të drejtat e serbëve, mbi ato të shqiptarëve.

Si?

Duke mohuar trashëgiminë tonë të autoktonisë!

Duke mohuar trashëgiminë tonë të pjesëmarrjes së jashtëzakonshme, e mbase edhe bartës të qytetërimit në Europë, para atij grek, e romak!

Duke na mohuar të drejtat dhe meritat tona të jashtëzakonshme në ndërtimin dhe iluminimin e qytetërimit helenistik, dhe përhapjen e tij me Aleksandrin e Madh, dhe mbretërimin e mëtejshëm të saj në të katër anët e botës!

Pa përmendur trashëgimin e Skënderbeut dhe të shenjtëve si shën Jeronimi, Shën Kosntandini, Shën Flori e Shën Lauri, Niketë Dardani... e deri tek Nënë Tereza e shenjtë...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat