Kryetari LDK-së në Mitrovicë ta ndjek shembullin e Anton Qunit

Aktuale

Kryetari LDK-së në Mitrovicë ta ndjek shembullin e Anton Qunit

Nga: B. Gjaka Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 13:32
Safet Kamberi gjatë votimit

Lidhja Demokratike e Kosovës ka filluar t’i qaset standardeve të reja në politikë. Në fakt ato kanë qenë të njohura prej kohësh, por se tashmë kanë filluar edhe të zbatohen.

Një nga rastet e tilla është marrja e përgjegjësisë së lidershipit, kryetarit, kryesisë apo të kryetarëve të degëve dhe kryesisë së degëve, në rastet e humbjes së zgjedhjeve, dhe mos arritjes së objektivave të vendosura ose të synuara.

Anton Quni para pak ditësh tregoi vlerat e tij, të politikanit të pjekur dhe ofroi dorëheqjen nga udhëheqja e degës së LDK-së në Prizren. Objektivat nuk ishin përmbushur, dhe me një njoftim publik, e bëri të ditur vendimin e tij.

Këto sjellje janë parametra se si duhet të sillen të gjithë drejtuesit e tjerë të degëve të LDK-së, aty ku mungoi rezultati apo që ishin shumë larg objektivave.

LDK-ja në Mitrovicë doli edhe më keq se në Prizren në zgjedhjet lokale të këtij viti.

Shembullin e Anton Qunit është dashur ta ndërmerr edhe kryetari i degës së LDK-së në Mitrovicë, Safet Kamberi, mirëpo po shihet që deri më sot ende nuk e ka ndërmend të marrë veprimin e duhur. Andaj kërkoj nga kryesia ta ndërmerrë veprimin, dhe ta ndjek shembullin e degës së LDK-së në Prizren, sot se nesër është vonë.

Besnik Gjaka

Kryetari i nëndegës së LDK lagjja e Boshnjakëve në Mitrovicë të veriut

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat