Flet drejtori i shkarkuar i burgut të Pejës

Aktuale

Flet drejtori i shkarkuar i burgut të Pejës

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 00:22
Arif Beqa

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka shkarkuar sot drejtorin e burgut të Prizrenit, Heset Loku, dhe atë të Pejës, Arif Beqa.

Haxhiu, për Klankosova.tv, ka thënë se deri te ky vendim erdhi për “shkak të fshehjes së ngacmimit seksual ndaj një të miture”.

Ndërkaq Arif Beqa, këto pretendime i quajti të pabaza.

“Sot kah ora 4 e 15 minuta jemi njoftuar përmes një shkrese se jemi shkarkuar nga ministrja e Drejtësisë. Në përgjithësi e kemi lexua, mesa pamë ato pretendimet që kanë dhanë për shkarkim nuk qëndrojnë”, ka thënë Beqa.

Ai tha se nuk qëndrojnë pretendimet se ai nuk e ka lajmëruar rastin.

Nuk qëndrojnë pretendimet që drejtori nuk e ka lajmëru. Unë  e kam lajmëru përmes një koordinatori që e kom aty në burg dhe dy drejtorat për rastin që ka ndodhë”, ka vazhduar ai.

Ai tha se ky rast nuk lidhet me qendrën e tij ku ai ka ushtruar detyrën pasiu sipas tij e mitura ka qenë në qendrën korrektuese për femra.

“E mitura ka qenë e burgut tjetër, kallëzimin që e ka bërë e ka bërë në burgun tjetër, kurrgja nuk e lidh drejtpërdrejt me përgjegjësitë e mia në qendrën korrektuese për të mitur ku kam qenë. Dhe thuhet se nuk ka ba hetim, nuk kam pasë nevojë me ba hetim, se unë asnjë deklaratë nuk e kam marrë prej të miturës se krejt hetimet janë ba andej dhe unë kurrgja nuk kam pasë të bëj se unë veç një paralele e kam pasë, vetëm një klasë për femra dhe klasat tjera kanë qenë për meshkuj, kështu që kurgja s’eshtë lidhë me mu”, ka shtuar ai.

Sipas tij hetimi duhet të vërtetohet me anë të një komisioni dhe se do ta kundërshtojnë atë.

“Ai hetim duhet me u vertëtu me një komision jo me u shkarku pa u vërtetu me një komision. Nuk na mbetet tjetër veç ta kundërshtojmë këtë vendim”, ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat