Publikohet momenti kur evakuohen udhëtarët nga Stacioni i Autobusëve

Aktuale

Publikohet momenti kur evakuohen udhëtarët nga Stacioni i Autobusëve

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 15:53
Pamje nga videoja

Policia e Kosovës konfirmoi pasditen e sotme se një person anonim i ka thirrur dhe i ka njoftuar se ka vënë mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve.

Ndërkaq, është publikuar momenti kur janë evakuar udhëtarët nga Stacioni.

U.D., i Drejtorit të Stacionit të Autobusëve, Arianit Grezda, ka konfirmuar se aktualisht nuk ka asnjë person brenda Stacionit të Autobusëve në Prishtinë.

“Jemi largu nga vendi i ngjarjes, çdo njeri e kanë largu”, tha Grezda.

Policia ka konfirmuar se në vendin e ngjarjes po qëndrojnë të gjitha njësitet përkatëse.

‘Rreth orës 14:00, kemi pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë. Menjëherë policia ka ndërrmarë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që   janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës”, njofton PK-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat