Rasti “Drenasi”/ Reagon Gazmend Halilaj pasi u dënua nga Gjykata: Nuk dorëzohem...

Aktuale

Rasti “Drenasi”/ Reagon Gazmend Halilaj pasi u dënua nga Gjykata: Nuk dorëzohem...

Nga: N. Sh. Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 22:29
Gazmend Halilaj

Ishte avokati Gazmend Halilaj që publikoi këtë skandal kur njoftoi për një nxënëse 16 vjeçare që u keqpërdor seksualisht nga disa persona.

Ishte një arsimtar, një polic hetues dhe më pastaj vajza e mbetur shtatëzënë e hoqi fëmijën e saj, nga një mjek me urdhër të atyre që e keqpërdorën seksualisht.

Pas katër vitesh Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur fajtorë 6 persona, teksa njëri është liruar nga akuzat.

Për çudi, Gjykata edhe pse i ndërroi veprat për avokatin Halilaj e shpalli fajtor, mirëpo avokati thotë se vepra për të cilën u dënua nuk është në kodin penal.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve për rastin e keqpërdorimit seksual të vajzës së mitur nga Drenasi.

Gjykata ka shpallur fajtor policin Vesel Veseli për veprën penale “Keqpërdorim seksual”, duke i shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej 4 viteve.

Fajtor për veprat penale “Keqpërdorim seksual duke keqpërdorë pozitën, autoritetin apo profesionin” dhe “Nxitja e akteve seksuale me premtim të rrejshëm të martesës” është shpallur edhe arsimtari Shkelzen Xhekaj. I njëjti është është gjykuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 4 vite e 6 muaj.

Shkelzen Xhekaj, 40 vjeç, profesor i lëndës Teknologji Informative në shkollën e mesme “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Drenas, Vesel Veseli, 49 vjeç, Rreshter Policor në Stacionin Policor Drenas, G. H, 37 vjeç, F.C, 59 vjeç, profesor i Artit Figurativ, I.R, 59 vjeç, profesor i lëndës Edukatë Qytetare në shkollën e mesme në Drenas dhe punëtori i Qendrës për Punë Sociale H.H, 58 vjeç janë personat që akuzoheshin, që sot morën dënimin për keqpërdorim seksual të vajzës, në periudha të ndryshme kohore.

Polici Vesel Veseli, i cili u dënua me katër vjet burgim, në deklaratën e tij pranonte që ka pasur marrëdhënie seksuale me të miturën, por thotë që kjo është bërë me vullnetin e saj.

Ndërsa kur është pyetur nëse e ka detyruar të miturën të abortonte, ai e ka mohuar pasi shprehet se ai nuk e ka dërguar asnjëherë afër ordinancës dhe nuk i ka dhënë para për të paguar abortin.

Në aktakuzë flitej edhe për dy profesorët e tjerë, të cilë sot u dënuan me me burg në kohëzgjatje prej 2 (dy) vite me kusht që në afat prej 3 (tre) viteve nuk kryen vepër tjetër penale.

“Sa i përket të pandehurve F.C dhe I.R edhe këtu nuk ka kurfar dileme se e njëjta ka qenë në lidhje me ta,me të akuzuarin F.C në lidhje edhe ma të ngushtë, sepse vet fotografitë nudo që janë gjetur në telefonin e saj flasin për të gjitha,e këtë lidhje të tyre e vërteton edhe një bisedë telefonike që e kanë bërë tash krejt vonë… Sa i përket të pandehurit I.R prokuroria thotë “ka mjaft prova se edhe ky e ka kryer veprën penale për të cilën po akuzohet ,sepse as ky sikur edhe profesorët tjerë nuk kanë guxuar me ra në atë nivel dhe me bë asi komunikimesh me nxënësen e vet”.

Ndërsa për profesorin Shkelzen Xhekaj, i cili u dënua me katër vjet e gjashtë muaj, në aktakuzë thuhej:

“Që nga muaji shtator i vitit 2016 e deri më 9 shtator 2017, duke qenë në cilësinë e profesorit të lëndës teknologji informative, në gjimnazin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Gllogoc, e ku edhe e dëmtuara i ka vijuar mësimet, e keqpërdor pozitën dhe autoritetin apo profesionin e tij ligjor ndaj të dëmtuarës nxënëses së tij AG, e cila ishte në mes moshës gjashtëmbëdhjetë (16) dhe tetëmbëdhjetë (18) vjet, në atë mënyrë që përmes rrjetit social “Facebook” bënë kërkesë për shoqërim, e pastaj i jep komplimente të ndryshme të dëmtuarës, me fjalët: “je e bukur, fotogjene”, pastaj pas shumë insistimeve në një mbrëmje dalin dhe takohen në afërsi të një autolarje në fshatin Poklek i Ri dhe pasi e dëmtuara hynë në veturën e të pandehurit “Opel Corsa”, shkojnë në afërsi të stadiumit “Rexhep Rexhepi” në Gllogoc, ku në ulëset mbrapa të kësaj veture, pa dëshirën e të dëmtuarës, me të njëjtën ka pasur marrëdhënie seksuale, kjo edhe ka qenë marrëdhënia e parë seksuale e saj, e më pastaj vazhdojnë dhe takohen edhe herave tjera edhe nëpër vende dhe motele të ndryshme si në motel “B****” në Fushë Kosovë, por edhe motele tjera dhe vende të hapura në natyrë,ku gjithashtu ka vazhduar të ketë marrëdhënie seksuale dhe kjo ka zgjatur deri më 9 shtator të vitit 2017, kur i pandehuri i kishte thënë të dëmtuarës se ma nuk do të jen bashkë, për çka e dëmtuara nga mllefi dhe zhgënjimi ka vendosur që me datë 14.09.2017, ta lajmëroj rastin në polici”, thuhet në akuzën e prokurorisë.

Polici Veseli, që supozohej ta mbronte viktimën është prej abuzuesve kryesorë të saj.

“Në shtator të vitit 2017, në cilësinë e Udhëheqësit në Njësinë e Hetimeve në Stacionin Policor në Gllogoc e ka keqpërdor pozitën apo autoritetin e tij mbi viktimën e cila ka qenë midis moshës gjashtëmbëdhjetë (16) dhe tetëmbëdhjetë (18) vjet, në atë mënyrë që, derisa e dëmtuara atëherë e mitura A. G. e datëlindjes 19.06.2000, ka shkuar në Stacion Policor në Gllogoc, për ta lajmëruar rastin si në diapozitivin I të kësaj Aktakuze, i pandehuri ka përfituar nga ky rast duke i siguruar informatat paraprake për të dëmtuarën dhe derisa të dëmtuarën e dërgon atë natë në shtëpi bashkë me një koleg të tij e siguron numrin e telefonit të saj dhe më pastaj ka filluar komunikimet në “ Facebook “ me të dëmtuarën dhe e ka kushtëzuar që të dalin dhe takohen dhe kur e dëmtuara ka dal për herë të parë të takohet me të pandehurin, ai e ka marrë me veturën e tij “Mercedes”, ngjyrë hiri, me targa të regjistrimit 01-***-GL, e ka dërguar në motelin “Celi”në Suharekë, ku janë vendosur në dhomën nr. 5, në katin e –I- të këtij moteli dhe aty pa dëshirën e të dëmtuarës, e ka detyruar që të ketë marrëdhënie seksuale me atë, kurse lidhja e tyre ka vazhduar deri në nëntor të vitit 2018 dhe në të shumtën e rasteve kanë shkuar në të njëjtin motel dhe gjithmonë kanë kryer marrëdhënie seksuale, por kanë shkuar edhe në vende tjera të ndryshme si në Shqipëri, ku kanë qenë së paku tri herë dhe atë në Tiranë, Patok, Kalanë e Rozafës, Elbasan e tjerë, e ku edhe atje kanë kryer marrëdhënie seksuale gjithnjë pa dëshirën e të dëmtuarës”, thuhet në aktakuzë.

“I pandehuri Vesel Veseli, në kundërshtim me ligjin për ndërprerjen e shtatzënësisë dhe pa dëshirën e të dëmtuarës A. G. e datëlindjes 19.06.2000, e ka shtytë që ta ndërpret shtatzënësinë, ashtu që kur në fillim të muajit janar të vitit 2019 e dëmtuara i ka thënë të pandehurit se po dyshon se ka mbet shtatzënë me atë, ai bashkë me të dëmtuarën kanë vizituar ordinancën private gjinekologjike “Cestrina” në Prishtinë, me pronar Dr. Fehmi Ahmeti, ku me datë 12.01.2019, pas kontrollit që i është bërë të dëmtuarës është konstatuar se ajo ka mbet shtatzënë dhe është në javën e tetë dhe pasi i pandehuri e ka kuptuar për këtë nga ai moment, por edhe në vazhdimësi përmes telefonit ka filluar të bëjë presion tek e dëmtuara që ta ndërpret shtatzëninë duke i thanë se “nëse nuk e ndërprenë ai ka me e mbyt veten”, për çka e dëmtuara me datë 15.01.2019, bashkë me të pandehurin ka shkuar sërish në ordinancën në fjalë, dhe aty pa dëshirën e saj ka bërë ndërprerjen e shtatzënësisë duke abortuar, për të cilin shërbim ka paguar 230€, të cilat të holla paraprakisht e dëmtuara i kishte marrë nga i pandehuri Vesel Veseli”.

Profesori 59 vjeçar i përfshirë në skandal është F.C., i ka dërguar fotografi nudo të tij viktimës duke i shprehur edhe komplimente tejet banale.

“Gjatë vitit shkollor 2017/2018, duke keqpërdorë pozitën apo autoritetin e tij mbi viktimën – nxënësen e vet tani të dëmtuarën A.G. të datëlindjes 19.06.2000,e cila ishte midis moshës 16 dhe 18 vjet dhe i është besuar atij për edukim, të njëjtën e cyt për qëllime seksuale, në atë mënyrë që si profesor i lëndës Art figurativ në SHMU “Rasim Kiqina” në Gllogoc,është afruar aq shumë me të dëmtuarën ku pas shoqërimit në “Facebook” ka filluar ti jap të njëjtës komplimente duke i thënë “ je e bukur,je kralicë, me mujt të kisha lëpi si sheqerin e të kisha shkri, ta ha p…., a po dalim se jam në formë” dhe i ka dërguar edhe fotografi nudo të tij të cilat janë gjetur në telefonin e të dëmtuarës pas ekzaminimit që i është bërë".

59 vjeçari tjetër, I.R., ka arritur të përshtatet me kohen aktuale duke i dhënë komplimente viktimës: je princeshë, je e bukur, shpirt, llokum, fotogjene dhe gjentëllmene, ku po dalim dhe takohem.

“Gjatë vitit shkollor 2017/2018, duke keqpërdorë pozitën apo autoritetin e tij mbi viktimën – nxënësen e vet tani të dëmtuarën A.G. të datëlindjes 19.06.2000, e cila ishte midis moshës 16 dhe 18 vjet, dhe i është besuar atij për edukim ku të njëjtën e cyt për qëllime seksuale, në atë mënyrë që si profesor i lëndës “Edukata Qytetare” në gjimnazin “ Gjergj Kastrioti” në Gllogoc,është afruar aq shumë me të dëmtuarën ku pas shoqërimit në “Facebook”, ka filluar ti jap të njëjtës komplimente duke i thënë “je princeshë,je e bukur,shpirt,llokum, fotogjene dhe gjentëllmene, ku po dalim dhe takohem” e më pastaj edhe i shpreh ndjenja dashurie duke i thanë njëri tjetrit “të dua shumë, puq, mpuq puq, okej zemër shihem nesër” etj.

Pas publikimit të këtij vendimi ka reaguar avokati Gazmend Halilaj.

Ai në një postim në facebook, tregon se është liruar nga disa vepra, si keqpërdorim seksual, keqpërdorim i pozitës zyrtare, friksim gjatë procedures penale, por sipas tij, ka mbetur vetëm një paragraf që nuk është në kodin penal.

Ai thotë se u dënua vetëm pse i doli në krah një njeriu të pambrojtur.

“Miq të dashur.

Rasti Drenasi.

Për veprën penale Keqpërdorim s... sa i përket mardhënieve, jam lirua plotësisht.

Keqpërdorim i pozitës zyrtare jam lirua plotësisht.

Friksimi gjatë procedurës penale jam lirua plotësisht.

Ka mbet vetëm një paragraf që s'është në kod penal.

Jam denua që i dola krah një njeriu të pa mbrojtur. 

Unë jam avokat, unë s'dorëzohem, kjo është puna ime, që po vlerësohet nga i gjjthë populli”, shkruan avokati Gazmend Halilaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat