Me vetëfinancim, Pacolli ofron t’ia ndërtojë objektin Qeverisë në Hajvali - Shihni projektin gjigant!

Aktuale

Me vetëfinancim, Pacolli ofron t’ia ndërtojë objektin Qeverisë në Hajvali - Shihni projektin gjigant!

Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 15:41
Behgjet Pacolli

Ish-kryediplomati i Kosovës dhe kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, thotë se objektet e institucioneve shtetërore duhet të zhvendosen në Hajvali për çlirimin e Prishtinës nga ngarkesat të shkaktuara nga trafiku.

Për ndërtimin e objekteve, Pacolli thotë se do t’i financon vet. Mirëpo, deri më tani nuk ka marrë përgjigje pozitive për këtë ide.

“Kaloj çdo ditë në zonat e Hajvalisë ku kam (dhe jam) duke insistuar që (me vetëfinancim) të ndërtohen ndërtesa (mbi 900,000m2) për qeverinë, ambasadat, agjencitë dhe gjithçka që lidhet me administratën e drejtimit të shtetit të Kosovës. Për arsye të pakuptueshme për mua, kjo nuk ndodhi”, ka shkruar ai.

“Unë kam besim në vizionin e Përparim Ramës dhe i bëj thirrje që ai ta bëjë këtë.
Me ligjin në fuqi të Prishtinës, me kreativitet, guxim dhe dëshirë, ju mund ta bëni këtë! Ndërtoni qytetin e ri administrativ, hiqni administratën nga qyteti dhe çlirojeni nga mbytja e mëtejshme (do të ulni trafikun në Prishtinë me më shumë se 60%)! Tashmë Prishtinën e shpëtojnë vetëm projektet e mëdha!”,
tha ai tutje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat