​Osmani: Krishtlindja duhet të jetë inkurajim për jetën, tolerancën e harmoninë ndërnjerëzore

Aktuale

​Osmani: Krishtlindja duhet të jetë inkurajim për jetën, tolerancën e harmoninë ndërnjerëzore

Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 21:22
Ilustrim

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani duke uruar të gjithë besimtarët e krishterë, ka thënë se mirësia, afërsia dhe solidariteti duhet të reflektohen në raport me njëri-tjetrin, duke shtrirë dorën e ndihmës posaçërisht për njerëzit në nevojë.

Osmani ka shkruar në Facebook se Krishtlindja është simbol i fitores së jetës mbi vdekjen, ndaj duhet të jetë inkurajim për jetën, tolerancën e harmoninë ndërnjerëzore, virtyt, të cilin e ka traditë të moçme populli ynë.

Postimi i plotë i Osmanit:

Edhe këtë vit festa e Krishtlindjes po kremtohet në rrethana sfiduese, ndaj kemi nevojë për besim të ndërsjellë, mirëkuptim dhe respekt.

Mirësia, afërsia dhe solidariteti duhet të reflektohen në raport me njëri-tjetrin, duke shtrirë dorën e ndihmës posaçërisht për njerëzit në nevojë.

Krishtlindja është simbol i fitores së jetës mbi vdekjen, ndaj duhet të jetë inkurajim për jetën, tolerancën e harmoninë ndërnjerëzore, virtyt, të cilin e ka traditë të moçme populli ynë.

Shëndet, mbarësi, paqe e lumturi për secilën familje!

Për shumë mote, Gëzuar!/Foto: Marjan Komani

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat