Qeveria Mustafa kishte refuzuar 500 milionë euro për rindërtimin e blloqeve në KEK – do të siguronin rrymë për 30 vjet

Aktuale

Qeveria Mustafa kishte refuzuar 500 milionë euro për rindërtimin e blloqeve në KEK – do të siguronin rrymë për 30 vjet

Më: 25 dhjetor 2021 Në ora: 14:28
Isa Mustafa

Ish-eksperti i Kosovës në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), Avni Kurshumliu (tani i ndjerë), në vitin  2015 pati treguar se si qeveria e Kosovës pati refuzuar një investim 500 milionësh, qeveri kjo që udhëhiqej nga Isa Mustafa, atë kohë ish-presidenti Thaçi ishte ministër i Punëve të Jashtme dhe zëvendësi i Mustafës.

Pikërisht për këtë refuzim, ish qeveria Mustafa ishte kritikuar nga kancelaria gjermane, Angela Merkel, për mos-seriozitet.

Kurshumliu pati treguar se në ofertën e kompanisë gjermane për rindërtimin e katër blloqeve ekzistuese në vlerë prej 800 milionë euro, ku Kosova do të duhej t’i siguronte vetëm 300 milionë euro, ndërkohë pjesën tjetër BERZH-i.

Siç pati thënë eksperti, sasia e prodhimit pa rindërtimit të oshte 815mw, brenda gjashtë vitesh, rrjedhimisht i bie që në vitin 2022 do të ishin të gatshme për prodhim.

Eksperti i KEK-ut pati thënë se të gjitha blloqet do të bëheshin me pajisje të reja dhe me jetëgjatësi prej 30 vjetësh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat