Haradinaj vazhdon me kritika të ashpëra ndaj LVV-së dhe kryeministrit Kurti – ja si e quan atë!

Aktuale

Haradinaj vazhdon me kritika të ashpëra ndaj LVV-së dhe kryeministrit Kurti – ja si e quan atë!

Nga: A.M. Më: 27 dhjetor 2021 Në ora: 17:42
Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se ai ka fyer dhe sharë çdo projekt energjetik.

Madje, Haradinaj e quajti mashtrues kryeministrin Kurti, ku tha se ai “shitet si i vetmi person që ka qenë kundër shitjes së distribucionit, e harron se shumica e partive politike kanë qenë poashtu kundër”.

Sipas kreut të AAK-së qasja e Kurtit kundër korporatave e ka vulën në krizën energjetike të Kosovës, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

Sa e paftyrë pafajësia energjetike e Albin Kurtit!

Si me pas ardh prej Marsit këtë vit dhe me gjetë këtë gjendje të rëndë energjetike. Qe 11 vjet Lëvizja Vetëvendosje është parti parlamentare në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe qe 17 vjet në mënyrë aktive funksionon si organizatë politike.

Gjatë gjithë ekzistencës politike të Kurtit dhe të organizatës së tij kurrë nuk kanë ndaluar të fyejnë, shajnë e demonizojnë çdo projekt energjetik që ka ekzistu në Kosovë.

Këta e demonizuan Kosovën C, që në vitin 2008 do të duhej të fillonte të ndërtohej, e që Kosovës do t'i siguronte 2200 megavat energji.

Këta e demonizuan dhe e bënë të qartë se nuk e përkrahin as Kosovën e Re që vitin e ardhshëm do t'i ipte Kosovës 500 megavat energji.

Në cilësinë e mashtruesit shitet si i vetmi person që ka qenë kundër shitjes së distribucionit, e harron se shumica e partive politike kanë qenë poashtu kundër.

Distribucioni i Kosovës u shit nga partia më e madhe e kohës e asistuar nga njerëz që sot gjejnë strehë në Lëvizjen Vetëvendosje dhe na shesin moral për interesat nacionale.

Kosova është vendi i vetëm në botë që ka resurse energjetike por ka dhe krizë energjetike.

Qasja e Albin Kurtit si protagonist global i mjerë, në tendencë në luftën kundër korporatave dhe globalizimit, e ka vulën e vet në krizën energjetike të Kosovës. Kanë qenë korporatat ato që do ta shndërronin Kosovën në fuqi energjetike por fatkeqësisht këto nuk janë në përputhje me ideologjinë e Kurtit.

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat