“Kështu punohet për të ardhmen e shtetit, o Ramush!”/ Pozhari thur lavde për synimet e Qeverisë Kurti

Aktuale

“Kështu punohet për të ardhmen e shtetit, o Ramush!”/ Pozhari thur lavde për synimet e Qeverisë Kurti

Nga: M.L. Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 08:57
Kryeministri Albin Kurti dhe Xhevdet Pozhari

Analisti i politikave ditore Xhevdet Pozhari, i konsideron si të mira për vendin prioritetet e Qeverisë Kurti.

Ai ka përmendur tre projekte që tregojnë synimet e qarta të qeverisë Kurti.

Pozhari i është drejtuar kreut të AAK-së dhe ish kryeministrit Ramush Haradinaj duke i thënë se kështu punohet për shtetin.

Postimi i plotë:

Tre projekte që tregojnë synimet e qarta të kësaj Qeverie:

- Ndërtimi i dy digave për rritjen e rezervave ujore;

- Hekurudha që e lidh Kosovën me Durrësin;

- Autostrada që e lidh Prizrenin me Tetovën;

Qeshtu punohet për të ardhmen e shtetit, o Ramush!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat