Dita e Veteranëve, Presidentja Osmani: Përulem para të gjithë atyre që atdheun e kanë mbi të gjitha

Aktuale

Dita e Veteranëve, Presidentja Osmani: Përulem para të gjithë atyre që atdheun e kanë mbi të gjitha

Nga: A.SH Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 12:15
Vjosa Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani me rastin e Ditës së Veteranëve tha se kjo ditë i dedikohet njerëzve që patën guximin që në momentet më të vështira, atdheut t`i bëhen mbrojtës, por edhe të jenë lajmëtarë të lirisë.

“Përulem para të gjithë atyre veteranëve, të cilët atëherë e sot, atdheun e kanë mbi të gjitha!”, ka shkruar ajo në Facebook.

Postimi në Facebook:

Fundviti përkon edhe me Ditën e Veteranit të UÇK-së, e cila i dedikohet njerëzve që patën guximin që në momentet më të vështira, atdheut t`i bëhen mbrojtës, por edhe të jenë lajmëtarë të lirisë. Sot nderojmë të gjithë ata veteranë, të cilët nuk hezituan, por rezistuan, nuk ngurruan, por luftuan dhe nuk u zmbrapsën, por i dhanë shtytje lirisë sonë. Kjo datë bie në të njëjtën ditë kur 3 dekada më parë, më 30 dhjetor 1991, komandanti legjendar Adem Jashari me familje nisi rezistencën në një përballje direkte me forcat e regjimit gjenocidal serb, duke shënuar kësisoj fillet e rezistencës ushtarake të ushtrisë, së cilës i priu deri në rënien e tij bashkë me familje.

Përulem para të gjithë atyre veteranëve, të cilët atëherë e sot, atdheun e kanë mbi të gjitha!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat