Pacolli mbështet Edi Ramën: Do të vijë momenti kur do të dëshmohet, se kush punoi me dinjitet për interesat e Kombit, e të Kosovës

Aktuale

Pacolli mbështet Edi Ramën: Do të vijë momenti kur do të dëshmohet, se kush punoi me dinjitet për interesat e Kombit, e të Kosovës

Nga: A.SH Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 13:59
Behgjet Pacolli dhe Edi Rama

Kryetari i AKR-së, ka thur lëvdata për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama i cili dje bëri të ditur se Shqipëra do ta ndihmojë Kosovën në në këtë kohë krize me energji.

Pacolli ka thënë se pavarësisht ofendimeve, do të vijë momenti kur saktësisht do të dëshmohet se kush kishte të drejtë, kush punoi me dinjitet për interesat e Kombit, të Kosovës dhe kush ndihmoi, kush vodhi etj.

Postimi në Facebook:

Vazhdo kryeministër Edi Rama të mbështesë popullin e Kosovës në këto ditë të vështira..!

E di që të kanë fyer, të kanë ofenduar, por kjo vetëm sa ka rritur dëshirën dhe gatishmërinë tënde, edhe më shumë për të qëndruar pranë Kosovës.

Në këto rrethana do të jetë e vështirë, por do të vijë momenti kur saktësisht do të dëshmohet se kush kishte të drejtë, kush punoi me dinjitet për interesat e Kombit, të Kosovës dhe kush ndihmoi kush vodhi etj.

Do të ishte një parim bujar dhe edukativ që të gjithë të distancoheshin nga gjuha e vrazhdë dhe në vend të kësaj të sillnin, nëse duhet, të sjellin fakte, me emra, data, numra etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat