Qytetarët tregojnë pritjet e tyre për këtë vit, optimistë që do të zhduket COVID-19

Aktuale

Qytetarët tregojnë pritjet e tyre për këtë vit, optimistë që do të zhduket COVID-19

Më: 1 janar 2022 Në ora: 14:43
Ilustrim

Ndërrimin e motmoteve qytetarët e Kosovës e festuan kryesisht në gjirin familjar. Ndërsa, në ditën e parë të vitit 2022 disa prej tyre kishin zgjedhur sheshet e kryeqytetit për t’i kaluar momentet e para të këtij viti. Dikush me familjar e dikush me shoqëri, por të gjithë shprehin dëshirën që viti 2022 të jetë më i mbarë në ekonomi e politikë, derisa shpresojnë që edhe lufta me pandeminë COVID-19 të marr fund.

Pranë mbesave e familjarëve të tjerë kalimin nga viti 2021 në atë 2022 e ka pritur mbrëmë edhe Bajram Begolli, i cili beson shumë që në këtë vit do të ikë pandemia COVID-19 dhe Kosova do shënojë rritje ekonomike.

Begolli: Besoj të shkojë COVID-19 dhe të kemi rritje të eksportit

“E mrekullueshme në gjirin familjarë, pak kitarë, pak çifteli edhe me mbesat duke lozur shumë i mirë ka qenë… Viti 2022 ka me pas ndryshime se besoj që edhe COVID-i do të ikë që ka qenë një e keqe për gjithë botën edhe e dyta ka filluar ekonomia e vendit të përparojë dhe të ecë. Sivjet kemi pasur ngritje dyshifrore në eskport që është një lajm shumë i mirë për ekonominë e vendit tonë sepse kur nuk ka ekonomi të mirë nuk ka as jetë të mirë”, theksoi ai.

Edmond Kristo nga Shqipëria kishte zgjedhur që ndërrimin e motmoteve ta festojë në Kosovë. Ai për Kp ka uruar që këtë vit të përfundojë beteja me pandeminë COVID-19.

Ndërsa, për Kosovën dhe Shqipërinë uroi të që jenë pranë njëra-tjetrës, pasi sipas tij, dy vendet janë më të forta së bashku.

Kristo: Të zhduket pandemia dhe suksese për të dyja vendet

“Të zhduket pandemia edhe suksese të dyja vendeve shqiptare dhe të Kosovës të jemi sa më parë njëri-tjetrit dhe sa më bashkë dhe kjo do të na bëjë më të fortë…Për mua është e rëndësishme bashkimi i zemrave dhe i gjuhës që kemi pastaj gradualisht do të vijë gjithçka”, theksoi Kristo.

E një qytetar i cili nuk dëshiroi ta bëjë të ditur emrin e tij shpreson që viti 2022 do të sjellë përmirësime në çdo aspekt, derisa thekson nevojën për përmirësim në aspektin politik dhe ekonomik.

Qytetari: Uroj të mira në çdo aspekt duke nisur nga politika që jemi katastrofë

"Në të gjitha aspektet e jetës besoj duke ia nisur nga politika se po më duket se është katastrofë, ekonomia jemi ende më zi, inshalla bëhet mirë, inshalla kemi shëndet”, tha ai.

E javëve të fundit kur Kosova po përballet me krizë energjetike, madje edhe me reduktime të rrymës, regjisori, Visar Bajgora uron që këto telashe mos t’i ketë në vitin 2022.

Por thekon nevojën edhe për përmirësime në drejtësi dhe arsim.

Bajgora: Në këtë vit dua t’i kemi gjërat elementare, rrymë e ujë

“Presim shumë më shumë se viti i kaluar… Vetëm një kualitet të jetës me pas më të mirë, gjërat elementare, energji, ujë, rrymë e arsim, drejtësi, nuk duhet asgjë më shumë”, u shpreh Bajgora.

Ndërsa Mentor Begolli pret që 2022-ta të sjellë begati në çdo sferë të jetës.

Begolli: Pres vit më të begatshëm për të gjithë

“Pres diçka më të mbarë e vit më të begatshëm për të gjithë…në të gjitha sferat e jetës”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat