Ambasadori amerikan në Kosovë: Gjithmonë e dija se do të kthehem

Aktuale

Ambasadori amerikan në Kosovë: Gjithmonë e dija se do të kthehem

Më: 4 janar 2022 Në ora: 13:38
Jeff Hovenier

Jeff Hovenier është konfirmuar si Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Ditë më parë ai ka thënë ca fjalë për punën që e pret në Prishtinë.

“Kosova do të jetë vendi i dhjetë në të cilin do të shërbej”, ka thënë Hovenier, i cili në të kaluarën ka shërbyer edhe në Turqi, Gjermani, Kroaci, Greqi, Panama, Paraguai, Peru, Serbi dhe Mal të Zi.

“Gjithmonë e dija se do të kthehem”, ka theksuar ai, duke u ndërlidhur ma mandatin që do ta marrë në Kosovë.

Ndër të tjera ai ka treguar se ka angazhuar një murator për të përzgjedhur pikturat të cilat do t’i vendos mureve të shtëpisë dhe ambasadës në Kosovë.

“Ne kemi investuar shumë në Ballkan. Është të interes amerikan që Kosova të jetë stabile, demokratike, prosperuese, e që do të bëhet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat