Qytetarët ftohen të tregojnë vende interesante për ambasadorin e ri të SHBA-së në Kosovë

Aktuale

Qytetarët ftohen të tregojnë vende interesante për ambasadorin e ri të SHBA-së në Kosovë

Më: 5 janar 2022 Në ora: 16:53
Jeffery Hovenier

Ambasada Amerikane në Prishtinë, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovë që të tregojnë vende interesante ku ambasadori i ri Jeffery Hovenier mund të kalojë kohë me familjen e tij.

“Kemi nevojë për ndihëm tuaj për të siguruar që ditët/javët/muajt e tij të parë të jenë të paharrueshëm.

Çfarë rekomandoni që ai të vizitojë? Cilën kuzhinë lokale duhet ta provojë? Çfarë aktivitetesh kulturore duhet që t’i shijojë? Çfarë është kaq kosovare që ai thjesht nuk mund ta humbas?” thuhet në postimin e Ambasadës Amerikanë në Prishtinë.

Hovenier është nominuar për ambasador në Kosovë në muajin korrik, nga presidenti amerikan, Joe Biden, ndërsa ai është pasues i ish-ambasadorit të deritanishëm, Philip Kosnett.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat