Këshilltari i Behgjet Pacollit reagon për kontestin milionësh të “Mabetexit” me shtetin

Aktuale

Këshilltari i Behgjet Pacollit reagon për kontestin milionësh të “Mabetexit” me shtetin

Më: 5 janar 2022 Në ora: 22:19
Jetlir Zyberaj, Behgjet Pacolli

Jetlir Zyberaj, këshilltari i kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se gjashtë milionë eurot që kompania “MabCo” e shefit të tij i kërkon në Arbitrazh nga shteti, “janë mjete që i janë marrë padrejtësisht zotit Pacolli”.

Në një reagim në Facebook, Zyberaj tha se kompania “MabCo” nuk kërkon dëmshpërblim nga shteti, por kthimin e mjeteve të Behgjet Pacollit që i janë marrë me vendime politike.

Për saktësi, 6 milion eurot që kërkohen në Arbitrazh janë paratë e zotit Pacolli, të cilat padrejtësisht dhe politikisht i janë bllokuar nga AKP. Pra nuk janë para (as edhe një cent)që kërkohen si dëshmpërblim nga shteti por janë paratë e kompanisë së zotit Pacolli të transferuara në mënyrë të rregullt bankare nga Zvicrra. Kompania e zotit Pacolli i kërkon paratë që padrejtësisht dhe politikisht i janë marrë nga AKP, 16 vite më pare”, ka shkruar ai.

K e çoi Kosovën në Arbitrazhin Ndërkombëtar, Behgjet Pacolli pretendoi se drejtësia kosovare nuk ka qenë e sinqertë lidhur me procesin e privatizimit të hotelit Grand.

Prandaj, kishte thënë ai se ka zgjedhur arbitrazhin ndërkombëtar për t’ia njohur të drejtën për pronën mbi hotelin Grand.

Ai kishte thënë se personalisht nuk po kërkon nga shteti i Kosovës që t’i paguajë diçka, por se kompania e tij po kërkon vetëm kthimin e mjeteve të veta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat