I jepet lamtumira e fundit nënës së tij, mungon Kadri Veseli

Aktuale

I jepet lamtumira e fundit nënës së tij, mungon Kadri Veseli

Më: 7 janar 2022 Në ora: 15:24
Pamjet nga varrimi

(E plotësuar 15:35) - Në varrezat e fshatit Broboniq të Mitrovicës është varrosur sot Ajshe Veseli, nëna e ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselit.

Në ceremoninë e varrimit kanë marrë pjesë shumë familjarë e miq të familjes Veseli.

I pranishëm ishin krerët e Partisë Demokratike të Kosovës. Kryetari i saj, Memli Krasniqi, tha se ky varrim njëjtë si para gjashtë muajve, bëhet i vështirë pasi nuk është në mesin e tyre edhe ish-kryetari i partisë, Kadri Veseli.

Image
Memli Krasniqi

“Na vjen keq për rastin e sotëm, humbjen e nënës Ajshe ka qenë një zojë, një grua e fortë bujare e cila ka reflektuar atë madhështinë të cilën jemi mësuar ta shohim te nënat e saj. Në këtë moment kjo vdekje ky varrim bëhet më i vështirë për faktin se as këtë herë siç ndodhi para 6 muajsh me babin e tij nuk ishte në mesin tonë miku ynë, kryetari Kadri Veseli. Kjo e bënë edhe më të dhimbshme këtë rast, gjithsesi ne shpresojmë që edhe kjo betejë e fundit tepër e rëndësishme me të cilën po ballafaqohet ai dhe bashkëluftëtarët e tij, është çmim i lartë por do të jetë beteja që do ta vulos drejtësinë e luftës çlirimtare të Kosovës”, ka thënë Krasniqi.

E Hysni Veseli, djali i mixhës së Kadri Veselit, tha se nuk kanë informacione nëse e kanë lajmëruar Kadri Veselin. Ai me këtë rast ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen e tyre në këtë varrim.

Image
Hysni Veseli

“Ju e dini që Veseli është në paraburgim, dhe nënkupton kufizim të lirisë, nuk kemi informacion për këtë çështje. I falënderoj të gjithë qytetarët të cilët kanë qenë për nderimin që janë kanë bërë nënës Ajshe. ajo ka qenë një gjeneratë e luftës së dytë botërore faktikisht ne po e hupin edhe këtë gjeneratë, për neve ka qenë një krenari. Nënat tona nuk kanë qenë nëna as të as të interesave, kamerave e të fjalimeve, por ka qenë nëna që na kanë eduku, kanë kultivua dashuri shumë përkujdes për fëmije dhe atdhedashuri. Ju falënderoj juve dhe qytetarët që bashkëndjejnë me mungesën e z. Veselit që sigurisht është më emocionuese për arsye se ai padrejtësisht mbahet atje edhe natyrisht se ne e dijmë edhe rrethanat të cilat është kalit dhe është shkollu z. Veseli edhe veprimtaria atdhetare. Shpresojmë se do të takohemi në ditë më të mira me plotë vetëbesim”, ka thënë ai.

 

 

Nëna e Kadri Veselit, Ajshe Veseli, u nda sot nga jeta në moshën 93-vjeçare.

Ceremonia e varrimit të saj tashmë ka filluar dhe po mbahet në fshatin Broboniq të Mitrovicës.

I munguar në këtë ceremoni është vetë Kadri Veseli i cili ndodhet në qendrën e paraburgimit në Hagë.

***

Në ceremoninë e varrimit të nënës së Kadri Veselit, Ajshe Veseli, kanë mbërritur krerët e PDK-së.

Aty është parë kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, nënkryetari i partisë, Hajredin Kuqi, deputetët, Enver Hoxhaj, Elmi Reçica e Hisen Berisha.

Të pranishëm janë kryetari i Mitrovicës së jugut, Bedri Hamza dhe ai i Prizrenit, Shaqir Totaj.

Pamjet nga varrimi:

Image
Pamjet nga varrimi
Image
Pamjet nga varrimi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat