“Qopo...”/ Naim Miftari ‘godet’ Sabit Gecin për hotelin në Brezovicë

Aktuale

“Qopo...”/ Naim Miftari ‘godet’ Sabit Gecin për hotelin në Brezovicë

Nga: N. Sh. Më: 7 janar 2022 Në ora: 22:00
Sabit Geci

Pas arrestimit të shumë personave për aferën në Brezovicë, dhe pas publikimit të emrave të atyre që kanë vila, hotele e restorante atje, po del që edhe familja e Sabit Gecit ka përfituar nga qeveritë e kaluara për të ndërtuar një hotel.

Në Parkun Kombëtar të Sharrit, është ndërtuar edhe hotel “Kaona”, hotel ky që është në emër të bashkëshortes së Sabit Gecit, Sanije Gecit.

Pas këtyre publikimeve ka reaguar ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Ai thotë se Sabit Geci është sekser i Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Sipas tij, Geci është ankuar se është fukara, por tash del të ketë hotel në Brezovicë.

“Sabit Geci sekseri i Hashim Thaçit e Kadri Veselit u kajke çdo herë në tv te Baton Haxhiu dhe nëpër gazeta se s’ka pare se është shumë fukare, tash po del se ka vil e restorant milionësh vetëm në Brezovicë, kah i bane këto pare o Qopo edhe ti si Ramushi e Hashimi pej synetis a?”, shkruan Miftari në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat