Aksion për monitorimin e masave nëpër lokalet në Rrugën B

Aktuale

Aksion për monitorimin e masave nëpër lokalet në Rrugën B

Më: 8 janar 2022 Në ora: 22:42
Foto nga vendi i ngjarjes

Inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë bashkë me Policinë e Kosovës janë duke zhvilluar një aksion në Prishtinë për t’i kontrolluar lokalet nëse janë duke i zbatuar masat kundër përhapjes së koronavirusit.

Sinjali merr vesh se ky aksion po zhvillohet në rrugën B, pjesë kjo ku ka një numër të madh të kafeterive e restoranteve.

Aksioni s’ka mbaruar dhe nuk dihet se a është mbyllur ndonjë lokal deri më tani.

Kujtojmë se sipas masave në fuqi, gastronomia lejohet të punojë deri në ora 23:00, ndërkaq muzika ndalohet pas orës 21:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat