Mushkolaj ia kujton Haradinajt një deklaratë kur ishte kryeministër: Cilit Ramush me i besu?

Aktuale

Mushkolaj ia kujton Haradinajt një deklaratë kur ishte kryeministër: Cilit Ramush me i besu?

Nga: M.L. Më: 9 janar 2022 Në ora: 21:33
Imer Mushkolaj

Publicisti Imer Mushkolaj i ka reaguar përsëri kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj pas kritikave që ky i fundit ia bëri kryeministrit Aalbin Kurti lidhur me raportin se 56 mijë qytetarë aplikuan për viza pune jashtë vendit, për një muaj.

Mushkolaj, ka rikujtuar se Haradinajt që sot i duket tragjike ikja e të rinjve nga vendi, në vitin 2019 kur ishte vet kryeministër nuk i dukej e tillë.

“Dy deklarata të Ramush Haradinajt: sipas të parës (maj 2019, kur ishte kryeministër), ikja e të rinjve kosovarë për të punuar në Gjermani, nuk ishte tragjike. Sipas deklaratës së dytë (janar 2022), situata është katastrofale”, shkruan Mushkolaj në Facebook.

Nuk e di pse duhet marrë tragjike këtë punën e shkuarjes në Gjermai për punësim. Unë mendoj që edhe kjo është një shkollë e jetës. Falënderoj Gjermanin për vizat e punës dhe mendoj që kjo është një mënyrë e aftësimit. Nëse një i ri kosovar shkon me punu në një fabrikë, ai aty e mëson sistemin e punës”, do të deklaronte Haradinaj në vitin 2019.

Ndërsa sot, kreu i AAK-së ka hedhur akuza ndaj qeverisë Kurti për të njëjtën temë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat