Sizmologu Shemsi Mustafa flet për tërmetin që dridhi Kosovën

Aktuale

Sizmologu Shemsi Mustafa flet për tërmetin që dridhi Kosovën

Më: 10 janar 2022 Në ora: 00:12
Foto ilustrim

Një tërmet i fortë është dëgjuar sonte në Kosovë.

Tërmeti me magnitudë 5.4 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur 6 kilometra në veriperëndim të qytetit të Florinës në Greqi, ndërsa dridhjet janë dëgjuar në 7 shtete të rajonit.

Sizmologu Shemsi Mustafa ka thënë se Greqia është një zonë me aktivitet sizmik të lartë, andaj nuk ka qetësi.

Mustafa shpjegoi se Greqia është e vendosur gjeografikisht në pllakën mbizotëruese të subduksionit të Afrikës që shtyn Euro-Aziatiken dhe qëndron në themel të Euro-Aziatikes përgjatë këtij kontakti dhe është një nga zonat më aktive sizmike në Mesdheun lindor.

Postimi i plotë:

Greqia me aktivitet sizmik të lart, nuk ka qetësi kjo zonë.
Greqia e vendosur gjeografikisht në pllakën mbizotëruese të subduksionit të Afrikës që shtyn Euro-Aziatiken dhe qëndron në themel të Euro-Aziatikes përgjatë këtij kontakti, është një nga zonat më aktive sizmike në Mesdheun lindor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat