Në Suharekë, një polic plagoset me thikë teksa ishte duke intervenuar në një rast të dhunës në familje

Aktuale

Në Suharekë, një polic plagoset me thikë teksa ishte duke intervenuar në një rast të dhunës në familje

Më: 10 janar 2022 Në ora: 13:55
Policia

Një polic u plagos me thikë pasi u sulmua nga një burrë tjetër teksa ishte duke intervenuar në një rast të dhunës në familje në fshatin Samadrexhë të Suharekës.

Zyrtari policor ka pësuar lëndime në regjionin e kokës.

Polici është jashtë rrezikut për jetën.

Ai pas dhënies së ndihmës së parë është dërguar në spitalin rajonal të Prizrenit.

I dyshuari është arrestuar dhe i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

“Sot, me datë 10 janar 2022, rreth orë 10:50 policia në Suharekë është informuar për një rast dhunë në familje në fshatin Samadraxhë- Suharekë. Intervenimi i policisë ishte i menjëhershëm, mirëpo në momentin që kanë arritur në shtëpinë ku zhvillohej dhuna në familje, i dyshimti nuk e ka respektuar urdhrin dhe ka sulmuar zyrtarët policor më një mjet të prehtë thike që për pasojë njëri nga zyrtarët policor ka pësuar lëndime ne regjionin e kokës”.

“Zyrtarit policor i është dhënë ndihma e parë në vendin e ngjarjes më pastaj duke u dërguar në spitalin rajonal në Prizren. Mjeku kujdestar ka konstatuar se polici është jashtë rrezikut për jetë nga plaga e shkaktuar me thikë”.

“I dyshimit B.K i lindur ne vitin 1981 është arrestuar nga policia, i njëjti konsiderohet person me rrezikshmëri të larte pasi i njëjti një rast të lëndimit të personit zyrtarë e kishte kryer edhe më herët. Ne lidhje me rastin është informuar prokuroi kujdestar i cili ka lëshuar aktvendim për ndalim në afat për 48 orë. Rasti është duke u hetuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat