Alarmi dhe forca të shtuara të Policisë, BKQ del me sqarim

Aktuale

Alarmi dhe forca të shtuara të Policisë, BKQ del me sqarim

Nga: G.B Më: 11 janar 2022 Në ora: 11:05
BQK

Mbrëmë në Bankën Qendrore të Kosovës ishte ndezur alarmi dhe u publikuan pamje nga atje.

Përmes një komunikate për media, BQK ka njoftuar se alarmi ka ndodhur për shkak të një problemi të vogël teknik, përcjell Bota sot.

Po ashtu, thuhet se policia ka kërkuar prani më të madhe të forcave të sigurisë të cilat më pas janë larguar, duke vlerësuar se nuk ka rrezik në sigurinë e institucionet.

Komunikata e plotë:

Ju njoftojmë se alarmi i ndezur në orët e hershme të mëngjesit ka ndodhur shkaku i një problem të vogël teknik.

Ndërkohë, policia sipas vlerësimeve të tyre ka kërkuar prani më të madhe të forcave të sigurisë, të cilat pas identifikimit të këtij problemi teknik janë larguar pasi që është vlerësuar se nuk ka asnjë rrezik për sigurinë e institucionit.

Me këtë rast, duam të ju informojmë se problemi teknik nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë ndikim në mbarëvajtjen e punëve të BQK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat