Pacolli publikon foto me gruan, përmend divorcin me ish-gruan dhe ka një mesazh për burrat

Aktuale

Pacolli publikon foto me gruan, përmend divorcin me ish-gruan dhe ka një mesazh për burrat

Nga: M.L Më: 11 janar 2022 Në ora: 23:05
Behgjet Pacolli dhe gruaja e tij

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka postuar në facebook një fotografi me gruan e tij, gjersa ka bërë thirrje për zero tolerancë ndaj dhunës.

Pacolli me këtë rast përmendi historinë e divorcit me gruan e mëparshme, duke thënë se pas ndarjes nuk ka pasur asnjë ndjenjë turpi, inati apo zilie dhe asnjë ndjenjë urrejtjeje për ish gruan.

Postimi i Pacollit:

Burrat që vrasin gratë nuk janë as burra, as trima, as fetarë. Unë vetë jam divorcuar në lidhjen time të mëparshme, ndoshta me pikëllim për humbjen e një personi me të cilin kisha ndarë një pjesë të jetës sime, pa asnjë ndjenjë turpi, inati apo zilie dhe asnjë ndjenjë urrejtjeje, inati apo hakmarrjeje për të.

Asnjë grua nuk duhet të humbasë jetën dhe asnjë fëmijë nuk duhet të humbasë nënën e tij. Zero tolerancë ndaj dhunës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat