Shtabi i Operacioneve Speciale të ShBA-së në Shqipëri, përgjigje ndaj ndikimit rus në rritje në Ballkan

Aktuale

Shtabi i Operacioneve Speciale të ShBA-së në Shqipëri, përgjigje ndaj ndikimit rus në rritje në Ballkan

Më: 12 janar 2022 Në ora: 13:17
Foto ilustrim

ShBA gjatë javës do të vendosin shtabin për operacione speciale që do funksionojë në bazë rrotacioni. Analistë të “Kurir” thonë se ky forcim i pranisë amerikane në regjion është përgjigje e rritjes së ndikimit rus në Ballkan, transmeton “Bota Sot”.

Në komandën amerikane për operacione speciale në Shtutgard u kumtua se qëllimi i këtij shtabi është sigurimi i koordinimit me aleatët shqiptarë dhe vendosja e qasjes në nyje-t transportuese dhe rritjen e fleksibilitetit. “Aftësia e lëvizjes së shpejtë dhe trajnimi brenda Ballkani , në bashkëpunimin e ngushtë me forcat partner, ka bërë të Shqipëria të jetë lokacioni më i mirë për këto përpjekje” ka thënë gjeneral –majori David H. Tabor, komandant i komandës amerikane për operacione speciale në Evropë.

Ky vendim, sipas tij është ndërmarr si pjesë e përpjekjeve për forcimin e aftësisë së forcës speciale operacion-ale si gur yç në stabilitetin e regjionit.

Komanda amerikane për operacione speciale në Evropë ka marr vendim që vendos shtab për operacione speciale me bazë rrotacioni në Shqipëri, vendimi është marr në bashkëpunim me ambasadën në Tiranë dhe kërkesë të qeverisë shqiptare. Shqipëria mundëson lokacion më të mirë që mundëson lëvizje brenda regjionit” tha Tabor.

Por analistët e sigurisë në Serbi për “Kurir” thonë se shkaku kryesor i formimit të këtij shtabi në Shqipëri është rritja e ndikimit dhe pranisë ruse në regjion.

Krye-shefi i shtabit të forcave shqiptare, Bardhyl Kollçaku ka konfirmuar se shtabi vjen në një moment jo të qetë për regjionin.

Ky shtab është përgjigje për ndikimin rus edhe kinez në regjion dhe përgjigje direkte Rusisë dhe ndikimit që vjen përmes Beogradit. Në këtë moment duam ju tregojmë atyre që kanë qëllime të këqija dhe agresive në regjion, që të mendohen mirë, sepse regjioni ka një NATO dhe një destinim i BE-së” tha Kollçaku.

Analisti ushtarak Vlada Raduloviç ka thënë se një pjesë e forcave të operacioneve speciale tashmë janë prezent në regjion. “Nga ky aspekt nuk duhen mistifikuar lajmet, risi është formimi i shtabit , por nuk dihet numri i forcave që do vendosen në Shqipëri. Amerika e ka cilësuar regjionin si hapësirë me ndikim malinj të Rusisë dhe në atë kontest duhen parë gjërat dhe e gjithë kjo duhet shikuar në raportet e ngarkuar mes Moskës edhe Uashingtonit” tha Raduloviç.

ShBA ka 600 trupa në Kosovë dhe formimi i shtabit në Shqipëri do shtojë praninë në regjion. Forcat amerikane speciale janë njësi elite për operacione sekrete edhe vëzhguese, roli i tyre “kundërshtimi i ndikimit malinj dhe ndërtimi i operacionalizimit të brendshëm dhe përgjigja e shpejtë në kërcënime nëse ka nevojë mundja e agresionit”.

Ljuban Karan, ish informator i KOS ( Shërbimit kundër-informues Serb) nënkupton vendime të shpejta dhe vëzhgim të terrenit në shërbim të konflikteve të ardhshme që planifikohen.

“Këto konflikte më së shpeshti nuk janë konvencional por hibrid, aksione të vogla dhe veprime të shpejta. Ajo që është problem është fakti se ato që për ShBA-të janë konflikte të vogla konvencionale, për ne mund të jenë të mëdha” tha Karan.

Ai shton se është interesant përkushtimi i vazhduar amerikan dhe përmendja e shpeshtë e “ndikimit malinj rus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat