Befasues/Ambasada britanike reagon pas shpalljes së konkursit për Kryeprokuror të Shtetit

Aktuale

Befasues/Ambasada britanike reagon pas shpalljes së konkursit për Kryeprokuror të Shtetit

Nga: G.B Më: 13 janar 2022 Në ora: 10:57
Ilustrim

Ambasada britanike në Kosovë e ka quajtur befasues vendimin për shpalljen e konkursit për kryeprokuror të shtetit.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ka vite që e mbështesin KPK-në dhe kanë ofruar mbështetje edhe për rekrutimin e pozitës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe se po prisnin përgjigje nga KPK lidhur me këtë, përcjell Bota sot.

Megjithatë, amabsada ka thënë se pret që të zhvillohet proces rekrutues i mirë, transparent dhe meritor

Postimi i plotë i Ambasadës:

Ambasada Britanike ka vite që mbështet Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK). Së fundmi, kemi ofruar mbështetje edhe për rekrutimin e pozitës së Kryeprokurorit të Shtetit. Përderisa ne ishim duke pritur përgjigje nga KPK, vendimi i djeshëm për ta shpallur pozitën pa mbështetjen tonë, ishte befasues. Edhe përkundër faktit se një mundësi për të dëshmuar partneritet dhe transparencë u humb, presim që KPK të zhvillojë proces rekrutues të mirë, transparent dhe meritor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat