Përçahen Lladrovct/ Vëllai i Ramizit thotë se s’do ta votojë më PDK-në

Aktuale

Përçahen Lladrovct/ Vëllai i Ramizit thotë se s’do ta votojë më PDK-në

Më: 13 janar 2022 Në ora: 20:27
Ramizi dhe vëllai i tij Emri

Emri Lladrovci, vëllai i kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka njoftuar se nuk do të jetë më anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës.

Madje ai ka shtuar se nuk do ta votojë më këtë parti.

Në një postim në Facebook ai nuk ka treguar arsyen se pse nuk do ta votojë më PDK-në, mirëpo ka treguar se nëse i bashkohet ndonjë partie të politike, do të njoftojë me kohë.

Ramiz Lladrovci zgjedhjet i fitoi në balotazh, e kundërkandidat e pati Driton Ajazin, i cili themeloi një subjekt tjetër politik, që u quajt Demokratët për Drenasin.

Ajazi i fitoi zgjedhjet e brendshme të PDK-së në Drenas dhe arriti të bëhet kryetar dege.

Por, kryesia e PDK-së zgjodhi që për kryetar ta kandidojë Ramiz Lladrovcin.

Ajazi me Demokratët për Drenasin arriti ta çojë në balotazh Drenasin, megjithatë në rundin e dytë humbi nga ish-partia e vet, PDK-ja e Ramiz Lladrovcit.

Image
Postimi i Emri Lladrovcit

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat