Reagon deputetja e VV-së: I papranueshëm presioni ndaj Qeverisë së Kosovës, për lejimin e mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë

Aktuale

Reagon deputetja e VV-së: I papranueshëm presioni ndaj Qeverisë së Kosovës, për lejimin e mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë

Nga: M.L. Më: 14 janar 2022 Në ora: 10:56
Arbereshë Kryeziu Hyseni

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbereshë Kryeziu Hyseni, e konsideron të papranueshëm presionin ndaj Qeverisë Kurti, për ta lejuar mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë.

I papranueshëm presioni ndaj Qeverisë së Kosovës, për ta lejuar mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë.

Dje nga shefi i diplomacisë evropiane Borell dhe sot nga shtetet e QUINT-it. Pavarësisht faktit që dje u dha qëndrimi i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, lidhur me këtë.

Serbët e Kosovës me shtetësi të dyfishtë, mund të votojnë me postë ose nëpërmjet zyrës ndërlidhëse në Prishtinë”, u tha nga ai”, shkruan Hyseni në Facebook.

Kryeziu ka deklaruar se një kërkesë e tillë bie ndesh me ligjet dhe Kushtetutën e vendit tonë dhe cenon rëndë sovranitetin e Kosovës, si një shtet të pavarur dhe demokratik.

“Prandaj të tilla presione do të ndalen, sepse nuk do të mund të gjejnë përkrahje dhe as zbatueshmëri nga Qeveria Kurti”, përfundoi deputetja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat