Ish ambasadori tregon se çfarë do të ndodhë nëse Kosova lejon mbajtjen e referendumit serb

Aktuale

Ish ambasadori tregon se çfarë do të ndodhë nëse Kosova lejon mbajtjen e referendumit serb

Nga: P.R Më: 15 janar 2022 Në ora: 11:20
Glauk Konjufca, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti

Ish ambasadori i Shqipërisë, Islam Lauka, përmes një postimi në fcaebook ka përshëndetur vendimin e institucioneve shtetërore të Kosovës për moslejimin e mbajtjes së referendumit serb në territorin e Kosovës.

Lauka në postimin e tij ka treguar se çfarë do të ndodhë nëse Kosova lejon mbajtjen e referendumit të Serbisë në territorin e Kosovës.

“Do të thotë shumë: që në të lejojmë, me miratimin e institucioneve tona, të shkelet kushtetuta e ligjet tona, integriteti, sovraniteti dhe shtetësia e Kosovës; që ne të ripohojmë, institucionalisht, atë që ka të fiksuar preambula e kushtetutës së Serbisë- që Kosova është pjesë e territorit të saj; që ne të pranojmë të zbatojmë, jo standardet e drejta dhe demokratike për raste të tilla, por standarde të tjera, diskriminuese dhe që dëmtojnë rëndë interesat tona jetike”, shkruan ndër tjerash Lauka, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Qëndrim i drejtë dhe parimor i institucioneve të Kosovës

Institucionet e Republikës së Kosovës dolën me një deklaratë, e cila bën të qartë se në territorin e Kosovës nuk do të lejohet mbajtja e referendumit të Serbisë (16.01.2022), lidhur me disa ndryshime kushtetuese.

Nga ana tjetër, edhe vendet e Quintit dolën me një deklaratë, nëpërmjet se cilës, iu kërkohet këtyre institucioneve që të lejojnë mbajtjen e referendumit serb në Kosovë, me "argumentin" se kjo "është në përputhje me praktiken e vendosur" më parë.

Një "argument" i tille është i paqëndrueshëm. Nëse qeveritë e mëparshme kanë vepruar gabim, kjo nuk do të thotë që qeveria e tanishme është e detyruar ta përsërisë e ta përjetësojë atë, aq me tepër, kur ai sjell pasoja të renda, aktuale dhe afatgjata.

Çfarë do të thotë lejimi i mbajtjes së referendumit të Serbisë në territorin e Kosovës?

Do të thotë shumë: që në të lejojmë, me miratimin e institucioneve tona, të shkelet kushtetuta e ligjet tona, integriteti, sovraniteti dhe shtetësia e Kosovës; që ne të ripohojmë, institucionalisht, atë që ka të fiksuar preambula e kushtetutës së Serbisë- që Kosova është pjesë e territorit të saj; që ne të pranojmë të zbatojmë, jo standardet e drejta dhe demokratike për raste të tilla, por standarde të tjera, diskriminuese dhe që demtojnë rëndë interesat tona jetike.

Referendumi i Serbisë zhvillohet për çështje të organizimit të brendshëm të saj (sistemi i drejtësisë). Ç'punë ka Kosova me organizimin e brendshëm të një shteti tjetër. Me çfarë të drejte Serbia kërkon të ushtrojë sovranitetin e saj mbi një shtet tjetër? A do të lejonin shtetet e Quintit që një vend tjetër të organizojë referendum në territorin e tyre?

Institucionet e Kosovës nuk janë kundër ushtrimit të së drejtës së votës të serbëve të Kosovës me shtetësi të dyfishtë, por duke e realizuar atë me poste, ose nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Prishtinë.

Ky është një qëndrim i drejtë, parimor dhe në përshtatje me praktikat ndërkombëtare. Është në nderin e forcave opozitare të Kosovës që kanë mbështetur këtë qëndrim. Do te ishte në nderin e institucioneve të Shqipërisë që t'i bashkohen qëndrimit të përbashkët të pozitës dhe opozitës kosovare mbi këtë çështje të mprehtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat