Ramush Haradinaj “kampion” në shpenzimin e buxhetit të shtetit/ Harxhoi 320 % më shumë se Kurti

Aktuale

Ramush Haradinaj “kampion” në shpenzimin e buxhetit të shtetit/ Harxhoi 320 % më shumë se Kurti

Nga: M.L. Më: 16 janar 2022 Në ora: 16:52
Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti, foto-ilustrim "Bota sot"

Shefi i kabinetit të Kryeministrit Albin Kurti, Luan Dalipi, publikoi në profilin e tij në Facebook, një grafikon me shpenzimet e të gjitha qeverive që nga shpallja e pavarësisë, bazuar në një mesatare ditore dhe mujore.

Dalipi ka shkruar se kabineti Kurti, është më i përgjegjshëm në shpenzime se Kabineti— Hoti për 65%, Haradinaj për 320%, Mustafa për 87%, Thaçi II 104%, dhe Thaçi I për 32%.

“Tabela dhe grafet (për kategori të përzgjedhura): Krahasim i shpenzimeve mesatare mujore të Kabineteve të Kryeministrave gjatë 2008 – 2021.

Për ilustrim, në vijim shpenzimet mesatare DITORE të Kabineteve:

Kurti II: 1,981 euro;

Hoti: 3,276 euro;

Kurti I: 1,188 euro;

Haradinaj: 8,325 euro;

Mustafa: 3,713 euro;

Thaçi II: 4,041 euro;

Thaçi I: 2,608 euro.

Shini grafet dhe tabelën e bashkëngjitur.

#QeveriaKurti//”, shkroi Dalipi mes tjerash.

Image
Grafikoni i publikuar nga Dalipi

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat