“Rastësitë” e Edi Ramës/ Melihate Tërmkolli ngre dyshime mbi veprimet e kryeministrit shqiptar

Aktuale

“Rastësitë” e Edi Ramës/ Melihate Tërmkolli ngre dyshime mbi veprimet e kryeministrit shqiptar

Nga: M.L. Më: 17 janar 2022 Në ora: 21:13
Melihate Tërmkolli

Ish deputetja e Kuvendit të Kosovës, Melihate Tërmkolli, me anë të një shkrimi të titulluar “Rastësitë e Edi Ramës” ka vënë disa dyshime mbi sjelljet e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.

Ajo ka përmendur faktin që në përvjetorin e masakrës së Reçakut Edi Rama ngriti padi ndaj Ramush Haradinajt në vitin 2020, ndërsa sot në përvjetorin e vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skenderbeu organizoi pritje për presidentin turk Erdogan.

Postimi i plotë:

“Rastësitë” e Edi Ramës

Krejt “rastësi” që në përvjetorin e masakrës së Reçakut, me 15 Janar 2020, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, padit Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn?!

Krejt “rastësi”, që në përvjetorin e vdekjes së heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti- Skënderbeu, me 17 Janar, Rama organizon dhe pret në Tiranë Presidentin e Turqisë, Erdogan?!

Është paksa “naiv” Edi Rama në këto punë, thonë miqtë e tij në Prishtinë e në Tiranë!.

#MT

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat