“Jo, Blerim, jo!”/ Bislimi i LDK-së i reagon ashpër Blerim Latifit, pasi tha se me Rugovën do të përfundonim në autonomi

Aktuale

“Jo, Blerim, jo!”/ Bislimi i LDK-së i reagon ashpër Blerim Latifit, pasi tha se me Rugovën do të përfundonim në autonomi

Nga: M.L. Më: 17 janar 2022 Në ora: 23:32
Faton Bislimi

Ish deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Faton Bislimi ka reaguar ndaj deklaratave të profesorit universitar Blerim Latifi, i cili tha se nëse nuk do të shpërthente lufta e UÇK-së, do të përfundonim në autonomi, të cilën nuk do ta refuzonte Presidenti Rugova.

Z.Hyseni (Skender) tha se e kemi refuzuar më 1995 autonominë. Unë po të garantoj se nëse nuk kish shpërthyer lufta e UÇK-së na kishim përfunduar me një autonomi sa për që Rugova kish refuzuar”, tha Latifi në një debat televiziv me Skender Hysenin e LDK-së.

I menjëhershëm ishte reagimi i ish deputetit Faton Bislimi. Ai potencoi se pa Rugovën, çështja e Kosovës nuk do të kishte arritë të njihej siç duhej e të përkrahej sa duhej nga kryeqendrat e botës demokratike, e veçanërisht nga Uashingtoni!

Jo, Blerim, jo!

Lufta e popullit shqiptar të Kosovës për liri është sakrificë që nuk personalizohet! Roli i UÇK-së nuk mund të ndahet nga kjo sakrificë, po aq sa s'mund të ndahet as udhëtimi plot vuajtje i këtij populli për liri e për pavarësi nga lidershipi dhe vizioni i Ibrahim Rugovës!

Pa Rugovën, çështja e Kosovës nuk do të kishte arritë të njihej siç duhej e të përkrahej sa duhej nga kryeqendrat e botës demokratike, e veçanërisht nga Ëashingtoni! Pa këtë njohje e përkrahje paraprake, lufta jonë do kishte përfunduar ndryshe -- kjo dihet botërisht”, shkroi Bislimi në Facebook.

Ai potencoi se mohimi i Rugovës e rolit të tij në periudhën më delikate të shpërbërjes së Jugosllavisë e rënjes së komunizmit dhe nënës së kësaj ideologjie famëkeqe (sidomos për shqiptarët) - Bashkimit Sovjetik - është mohim i rrënjëve të lirisë e pavarësisë së Republikës sonë.

“Por, mirë që historia jonë nuk shkruhet e as mësohet nga studiot televizive ku secili mund të përdhosë lirinë e shprehjes! Republika jonë në themelet e veta mbanë vizionin e Rugovës, gjakun e bijave e bijëve më të mira të kombit që simbolizohen nga figura e pashoq e Adem Jasharit, dhe sakrificën e vuajtjen e pashembulltë të popullit tonë. E, ndërtimi tutje i kësaj Republike do vazhdojë bashkë me ata që na ndihmuan me ia vendosë themelet, me ata që qysh më 1986 bënin rezoluta kongresionale për shqiptarët e Kosovës!”, përfundoi Bislimi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat