AAK planifikon organizim të protestave kundër shtrenjtimit të rrymës

Aktuale

AAK planifikon organizim të protestave kundër shtrenjtimit të rrymës

Më: 18 janar 2022 Në ora: 17:49
Ramush Haradinaj

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do ta shqyrtojë mundësinë e organizimit të protestave për të kundërshtuar shtrenjtimin e paralajmëruar të rrymës elektrike.

Kjo parti thotë se përderisa veriu i vendit nuk paguan fare për energjinë, është e padrejtë rritja enorme e çmimeve për pjesën tjetër të qytetarëve ku, sipas saj, goditën amvisëritë dhe bizneset.

“Aleanca ka përkrahur dhe do të lobojë vazhdimisht për miratimin e ligjit për donacionet për Ushtrinë, ku do të jepet mundësia që qytetarët, brenda vendit apo në diasporë, do të kenë mundësinë e dhurimit të mjeteve financiare për zhvillimin e Ushtrisë”, thotë kjo parti pas mbledhjes së mbajtur.

Gjithashtu, Kryesia e AAK-së ka krijuar grupet punuese për monitorimin e zgjedhjeve të brendshme partiake, në të gjitha nivelet. Po ashtu, janë formalizuar edhe udhëheqësit apo koordinatorët e departamenteve, seksionit për strategji dhe analizë, Forumit Ekonomik dhe zyrave profesionale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat