Shpenzimet për karburante, Loshi del me një propozim për kryeministrin Kurti

Aktuale

Shpenzimet për karburante, Loshi del me një propozim për kryeministrin Kurti

Nga: A.ZH Më: 19 janar 2022 Në ora: 18:20
Liri Loshi, Albin Kurti

Ish-kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet Liri Loshi, ka komentuar lajmin se Qeveria Kurti II, ka shpenzuar më shumë se çdo qeveri tjetër për lëndë djegëse.

Ai ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti, që për këto përgjegjësi t'i ngarkojë vetëm femrat, në mënyrë që të ketë rënie të shpenzimeve, përcjell Bota sot.

"Hiqi lodrat nga duart e fëmijëve të rritur, kryeministër!", ka shkruar Liri Loshi.

Reagimi i tij në Facebook:

Këndej kah Amerika thuhet se kur janë fëmijë, vajzat i duan kukullat për lodra, kurse djemtë i duan veturat dhe kamionët. Këtu e ka burimin edhe pasioni për makina i djemve edhe pasi ata të rriten. Sipas statistikave, Qeveria e Albin Kurtit paska shpenzuar më shumë lëndë djegëse se çdo qeveri e mëparshme! Unë kam një propozim për kryeministrin Kurti. Për përgjegjësi me makina ngarko veëm femrat. Të garantoj se brenda ditësh do të ketë rënie të dukshme të shpenzimeve. Hiqi lodrat nga duart e fëmijëve të rritur, kryeministër!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat