Haxhiu: Mbi 135 mijë vaksinave u ka skaduar afati

Aktuale

Haxhiu: Mbi 135 mijë vaksinave u ka skaduar afati

Më: 19 janar 2022 Në ora: 20:16
Bekim Haxhiu

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka thënë se aktualisht janë mbi 135 mijë vaksina të cilave u ka skaduar afati.

Sipas tij, Ministria e Shëndetësisë po e mban të fshehur këtë detaj.

“Sipas informacioneve që kemi janë një sasi e konsiderueshme e vaksinave të cilat u ka skaduar afati përveç atyre 132 mijë vaksinave tjera”, ka thënë Haxhiu.

“Më shumë se ato 132 mijë vaksinave që u ka skaduar afati në gusht, iu ka skaduar afati kësaj radhe. Ministria e Shëndetësisë po e mban të fshehtë këtë informacion”, tha ndër të tjerash deputeti i PDK-së.

Kujtojmë se edhe gjatë muajit gusht të vitit të kaluar rreth 132 mijë vaksina kanë humbur vlefshmërinë e tyre pasi që iu ka skaduar afati

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat