Ministria demanton Bekim Haxhiun: Nuk ka vaksina të skaduara

Aktuale

Ministria demanton Bekim Haxhiun: Nuk ka vaksina të skaduara

Më: 19 janar 2022 Në ora: 20:26
Bekim Haxhiu

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, sonte ka deklaruar se mbi 132 mijë vaksina kanë skaduar dhe sipas tij, këtë informacion po e mban fshehtë Ministria e Shëndetësie.

“Sipas informacioneve që kemi janë një sasi e konsiderueshme e vaksinave të cilat u ka skaduar afati përveç atyre 132 mijë vaksinave tjera”, ka thënë Haxhiu

“Më shumë se ato 132 mijë vaksinave që iu ka skaduar afati në gusht, iu ka skaduar afati kësaj radhe. Ministria e Shëndetësisë po e mban të fshehtë këtë informacion”, tha Haxhiu.

Por, kjo deklaratë e ligjvënësit nuk është e vërtetë sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Të kontaktuar nga Paparaci, ky dikaster thotë se në stoqet e vaksinave anti-COVID nuk ka asnjë vaksinë me afat të skaduar të përdorimit.

MSh tutje bën të ditur për mediumin se janë edhe rreth 500 mijë vaksina që Kosova ka në dispozicion dhe asnjë prej tyre nuk ka afat më të shkurtër të përdorimit sesa 1 qershori i 2022-ës.

“Në stoqet e vaksinave kundër COVID-19 të MSh-së nuk ka asnjë vaksinë me afat të skaduar te përdorimit. Kosova ka ne dispozicion rreth 500. 000 doza te vaksinës kundër COVID-19 dhe asnjë prej vaksinave ne stokun aktual nuk ka afat me te shkurtër përdorimi se data 1 qershor, 2022”, thuhet në përgjigjen e MSh-së.

“Një numër i vaksinave te cilat kane pasur afat përdorimi deri me 31 janar 2022, janë administruar me kohe dhe nuk ka vaksina ne stok me afat te shkurtër te përdorimit, aq me tepër me afat te skaduar. Nuk është pranuar ndonjë donacion se fundi per vaksina, me qe stoku aktual është i qëndrueshëm. MSh i bën thirrje popullatës qe ta vaksinohen dhe te mos dekurajohen nga informatat e pasakta te dhëna nga persona qe nuk jane pjese e procesit te vaksinimit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat